GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku janë sportet olimpike o shoku?

09:26 - 12/08/24
në Aktualitet, KRYESORE, Opinion, Politikë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku janë sportet olimpike o shoku?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Fatkeqësi e madhe në arsyetim.

Ka njerëz të politizuar në ekstrem, sikurse edhe viktima propagande, që thonë : ç’keni me këta mundësat e importuar nga jashtë, ata qytetarë shqiptarë janë?

Ka edhe më të indoktrinuar politikisht që shtojnë: Po ja edhe shtetet e tjera të mëdha kanë lojtarë të huaj që i përfaqësojnë.

Këtyre njerëzve u do folur gjatë, por kush e ka kohën dhe ngenë.

Por, nuk ke ç’bën ndonjëherë, duhen ndihmuar.

Nuk është fare puna te fakti që u jepet nënshtetësia disa sportistëve dhe ata përfaqësojnë vendin.

Nuk ka asgjë të keqe.

Po ku qendron puna? Puna qendron se përfaqësimi nuk është funksioni i parë i sporteve. Problemi është se këto medalje të bronxta a prej bakri, a fildishi nuk ka rëndësi, nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri. Dhe njerëzit që e dinë këtë sigurisht qeshin kur ne krenohemi. Mirë bëjmë.

Lexoj një tip këtu në mur që është bërë krenar për Shqipërinë për këto medaljet, por nuk kërkon të bëhet krenar që rinia shqiptare të ketë mundësi të bëjë sport.

Krenaria e tij qendron te këndimi i hymnit kombëtar, jo te sukseset e kombit realisht.

Ky është ndryshimi! Unë gëzohem për çdo sukses të vërtetë të kombit tim, se jam shqiptar, jam patriot. Kurse ti krenohesh për suksese fake, se je propagandist dhe nuk e do Shqipërinë e vërtetë, e do për propagandë!

Ku janë sportet olimpike o shoku?

Ku është hipizmi dhe spektaklet me kuaj? Ne nuk kemi më as cirk me arinj!

Ku janë garat e notit? Pishinat i kanë kthyer në terrene për kulla!

Ku është gjimnastika që dikur mblidhte dhjetëra mijëra njerëz që adhuronin ta shihnin te Pallati i Sportit Partizani?

Ku janë olimpiadat e mëdha të atletikës që zhvilloheshin një herë në vit te Qemal Stafa ose garat që zhvilloheshin në pushime ndeshjesh?

Ku janë garat e shahut, qytet më qytet?

Kjo është puna. Lëri medaljet se ato ndryshken, shih gjendjen e sporteve olimpike që janë tharë.

Palé ka ndonjë të paditur fare, me ose pa mustaqe, që thotë se ja edhe vendet perëndimore kanë të huaj. Të kapësh kokën me dy duart.

Por, zezakët që përfaqësojnë Amerikën, nuk janë të huaj atje. Janë vendas si të bardhët dhe janë formuar atje.
Indianët e Anglisë nuk janë të huaj atje. Kanë lindur atje dhe janë formuar atje.

Afrikanët në Francë, nuk janë të huaj atje, por janë nipër e mbesa atje, kanë lindur atje, dhe janë formuar si sportistë atje.

Ku i formove këta rusët a uzbekët?

Se ata nuk kanë asnjë faj!

Futbollistët e huaj në Gjermani, Spanjë, Francë, Itali nuk janë pasojë e rrënimit të sportit nga shoqëria atje, por janë shtesa në performancën e tyre si pasojë e shoqërisë së tregut të hapur.

E kupton tani ndryshimin o i gjorë?

*Titulli redaksional

/Marrë nga FB i autorit/

Etiketa: Artan FugaKryesore1Sportet

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA mund Kinën në tabelën e medaljeve – Klasifikimi

Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA mund Kinën në tabelën e medaljeve - Klasifikimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com