GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ku shkojnë rublat ruse, denarët serbë, lirat turke e derhami i Dubait?!

18:22 - 13/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi – Edipsodi i parë: Ishte viti 2013! Nuk ishin zhvilluar ende zgjedhjet parlamentare. Ambasadori rus në Tiranë, Abramov, më kërkon një takim për bisedë në cilësinë e drejtorit te kzekutiv të Institutit të Studimeve të Europës Juglindore. Shkova, nuk e refuzova! Çeshtjet që diplomatët konsultojnë me mua lidhen kryesisht me Kosovën dhe zhvillimet në rajon. Me kënaqësi ua shpjegoj ato çfarë ndodhin, sepse më jepet mundësia të shfaq të vërteta, që disa prej tyre i kanë abservuar ose i duan si gënjeshtra.

Nejse! gjatë bisedës ai u ankua edhe për qeverinë Berisha! Nuk na jep akses, tha, për investimet tona në Shqipëri. I kemi kërkuar të investojmë në hekurudha dhe na nxjerrin pengesa. Pasi foli për këtë ankesë, i thashë:

– Po ja tani mund të vijnë në pushtet socialistët dhe besoj se do ta keni më të lehtë të realizoni projektet tuaja! Pasi heshti për pak, tha: – Do ta shohim!

Më vonë, në prag të zgjedhjeve ose pak pas tyre, mediet shkruan se në portin e Durrësit kishin ardhur 30 milion dollarë nga Rusia, të destinuar për fushatën elektorale! Sigurisht në ndihmë të një subjekti politik në zgjedhjet e qershorit 2013! E morën pushtetin Rilindasit dhe askush nuk foli më për këtë episod!

Episodi i dytë:

Përsëri më takon një ose dy vjet më vonë një diplomat rus! Arsyeja e njëjtë: – Të dinte se çfarë mendoj unë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan. Por biseda vjen edhe te Shqipëria.

– Kryeministri Rama, më thotë, ka kërkuar të bëjë vizitë në Moskë dhe të takojë presidentin Putin. Por zoti Putin i ka kërkuar nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis të dy vendeve. Ai është në dilemë. Nga njëra anë ka dëshirë të madhe të pritet në Kremlin, nga ana tjetër ka frikë nga amerikanët ta nënshkruajë këtë traktat! Ne nuk e presim nëse ai nuk pranon të nënshkruajë traktatin!

Logjika: Nëse nuk do ishte frika, gogoli amerikan, do i bashkohej Vladimir Putin! Kryeministër pa sens, pa logjikë, jo i vetëdijshëm për veten dhe interesin kombëtar!
Informova për këtë me shkrim ish-presidentin e Republikës,të ndjerin e fisnikun, siç edhe kishte emrin, Bujar Nishani.

Episodi tretë:

Në vitin 2016 kam bërë një letër përsëri për presidentin Nishani. Në atë letër i kam kërkuar që si kryetar shteti dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të parandalonte dhënien me koncension të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin te një firmë në pronësi të një qytetari serb, babai i të cilit ishte gjeneral dhe kriminel lufte në Kosovë! I paraqita presidentit faktet që posedoja për këtë. Ngarkoi këshilltarin e tij, Sajmir Kodra, që ta ndiqte shqetësimin tim. Por zotit Kodra ia fshehën në ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës gjithçka që lidhej me këtë aferë!  Përfundimisht asnjë përgjigje!

Episodet e tjera janë të nohura dhe publike. Tani të më thotë dikush se ku shkojnë rublat ruse?! A është Edi Rama poseduesi kryesor i rublës ruse, denarit serb dhe lirës turke?! Tani edhe i derhamit të Emirateve të Bashkuara!

Etiketa: Enver Bytycikryesore2rubls

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Shpërthimi në Stamboll, autorja dyshohet një grua/ FOTO

Shpërthimi në Stamboll, autorja dyshohet një grua/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën
Aktualitet

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26

Media ekuadoriane Primicias i ka kushtuar një artikull ndërmjetësuesve të narkotrafikut që lidhin rrjete kriminale ndërkombëtare me grupet lokale dhe ato...

Lexo më shumë
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:35 - 10/03/26
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

18:20 - 10/03/26
Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com