GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ku shkuan 2.8 MLN Euro? Sako gropos edhe 170 MLN lekë tek shëtitorja

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Emirana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, ditën i “ndërton” rrugët, natën bën gati tenderin e ri që e rindërton.  Kështu po ndodh me Shëtitoren “Taulantia”

Emirana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, ditën i “ndërton” rrugët, natën bën gati tenderin e ri që e rindërton.  Kështu po ndodh me Shëtitoren “Taulantia”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emirana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, ditën i “ndërton” rrugët, natën bën gati tenderin e ri që e rindërton.  Kështu po ndodh me Shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ku Sako po shpërdoron miliona lekë dhe gjendja e rrugës vazhdon të jetë skandaloze. Më datë 16 nëntor 2023, Bashkia Durrës ka publikuar tenderin me objekt “Rehabilitim Shëtitores “Taulantia” (loti III)”, ku parashikohet të shpenzohen 170 milionë lekë.

Ky projekt është një gropë e madhe për buxhetin, që nëse hetohet do të marrë brenda zyrtarët. Tenderi është shënuar me ‘Red Flag” nga Open Data Albania, që mban, çka të jep menjëherë informacionin se ka risk korrupsioni.

Sikur shohim në dokument gjatë prokurimit janë afruar 11 firma që kanë shfaqur interes për të marrë për sipër këtë projekt. Por, Sako dhe stafi i saj gjithmonë i bien rrugës shkurt për të arritur tek pjesëmarrësi që kanë vendosur qysh më parë ta fitojë tenderin. Në  këtë rast komisioni i ka rënë me ‘sëpatë’ konkurrentëve dhe ka përjashtuar 10 prej tyre në fazën e parë. Kështu paratë i mbetën në dorë pa u lodhur bashkimit të operatorëve MF INVEST GROUP – MANE/S.  Këta ofruan 130 milionë lekë për ta kryer këtë punë. Ndërkohë, edhe pse kishte oferta me vlerë më të ulët, Sako nuk është “joshur” sepse e ka paracaktuar fituesin.

Kush më mirë se Bledar Mane i “Manes/s” mund të zhvillojë më mirë këtë aferë?! Biznesmeni njihet tashmë për mashtrime me punimet dhe detyrimet në kontratat e punëve publike. Ai sot nuk duhej të kishte të drejtë të marrë pjesë në tendera, duke qenë se në disa raste nuk ka përmbushur kontratën.

Punë e dyfishtë

Kjo rrugë ka filluar të rregullohet që në vitin 2019 dhe aty janë përfshirë drejtori i Fondit të Zhvillimit Shqiptar, Bashkia Durrës, Këshilli i Ministrave dhe Ministrja e Infrastrukturës.

Sikur shohim në foton më poshtë, më 11 tetor të viti 2019  Kryeministria ka prezantuar vendimin për rehabilitimin e Shëtitores “Taulantia”, për të cilën u shpenzuan 2.8 milionë euro.

“Vija bregdetare e qytetit të Durrësit dhe Shëtitorja “Taulantia”, nga një zonë e amortizuar dhe me vend depozitime të shumta mbetjesh pranë detit, po shndërrohet në një park qendror, duke ofruar më  shumë hapësira publike jo vetëm për rreth 175,000 banorë të qytetit bregdetar, por edhe turistët”, thuhet në dokument.

Por në fakt gjendja e Sheshit “Taulantia” është si në foton më poshtë, sa herë fillojnë shirat! Afati i kryerjes së punimeve ka qenë 18 muaj dhe projekti është inauguruar në dhjetor 2020.

Ndërsa në dhjetor të 2021, shëtitorja u shkatërrua nga moti i keq, për shkak se punimet ishin të dobëta. Vetëm tani pas 2 vitesh u kujtua sërish Sako të rregullojë katrahurën që shkaktoi vetë. Bëhet fjalë për punë që po bëhet përsëdyti me paratë e taksapaguesve. Me sa duket, Sako po e shtron vetë rrugën për në SPAK me tenderin e Shëtitores “Taulantia”, që është pjesë e vogël e një shpërdorimi dhe përvetësimi të madh!

 

Emiriana Sako blen 530 metër kub beton, 41 milionë lekë ikin pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEmiriana Sakosheshi TaulantiaSpaktender

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Para
Kaosi në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin

Kaosi në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26

Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike....

Lexo më shumë
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com