GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikueset e Botërorit, Uzuni: Ta shohim çdo kundërshtar si të barabartë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset e Botërorit, Uzuni: Ta shohim çdo kundërshtar si të barabartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më datë 2 shtator Kombëtarja shqiptare do të ndeshet me Poloninë për kualifikueset e Botërorit ‘Qatar 2022’.

Këtë të martë, në një konferencë për mediat Myrto Uzuni është shprehur se pavarësisht respektit që ka për kundërshtarët  çdo takim duhet nisur me mentalitetin e të konsideruarit të vetes të barabartë me tjetrin.

Atmosfera në skuadër – Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur.

Sulmi në formë –  Normalisht që kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim. Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo.

Pozicioni në fushë – Unë do të thoja që jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, pasi është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh Kombëtaren, kjo është e rëndësishme për mua. Unë ndihem mirë nëse luaj si në krah, si pas sulmuesit, ose sulmues. Këtë e vendos trajneri.

Kundërshtari polak? – Flasim për lojtarë të nivelit botëror. Polonia ka një ekip shumë të fortë, ka dhe një grup shumë të mirë. Normalisht meritojnë respekt, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoj se mund të luajmë me çdo kundërshtar si të barabartë.

https://youtu.be/HfC1EESZFDc

Grupi i krijuar – Është e vërtetë, kur është grupi i njëjtë, ne i dimë të gjitha karakteristikat e çdo lojtari dhe kjo e bën grupin më të fortë dhe më të mirë, sepse e njohim më mirë lojtarin. Kjo është një shenjë e mirë dhe pozitive.

Rezultat pozitiv ndaj Polonisë? – Mentaliteti im është mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt. Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara.

Lajme të lidhura

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A
Sport

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26
Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26
Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26
Para
Jonila Godole: Pse vendosa të drejtoj Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë në PD

Jonila Godole: Pse vendosa të drejtoj Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë në PD

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

08:52 - 28/10/26

Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë hyn në ditën e...

Lexo më shumë
Arben Malaj: Rama po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve, e ka përcaktuar vetë fundin e tij

Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

08:34 - 28/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:01 - 28/10/26
Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Tetor 2026

07:32 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com