GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Kukësi një skuadër e vështirë”, Daja: Fjala titull nuk përmendet

14:53 - 18/12/21
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kukësi një skuadër e vështirë”, Daja: Fjala titull nuk përmendet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Kukësi do të përballen ditën e nesërme në “Loro Boriçi në orën 19:45, në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë Superiore.

Para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i “të kuqve”, Ilir Daja. Ai ka vlerësuar Kukësin, duke thënë se është një skuadër e vështirë, por tha se në Shkodër shkojnë vetëm në tre pikë.

I pyetur për garën për titull, Daja tha se është e ndalur të përmendet si fjalë, pasi duhen rikuperuar gabimet e fazës së parë.

Ai u ndal edhe te merkatoja e janarit dhe tha se drejtori i klubit po punon hde po shqyrtohen disa alternativa.

Sa e rëndësishme ishte që Kukësi u zhvendos në Durrës për t’u stërvitur, pasi këtë javë nuk ishin në të njëjtin vend me ju?

Jo vetëm me Kukësin, por edhe me ekipet e tjera si Dinamo, është kjo vështirësi, por kemi rënë dakord mes stafeve, që në javët e përballjeve direkte dikush zhvendoset, ose nuk stërvitemi në të njëjtin orar. Kukësi është një skuadër e vështirë, që mban shumë topin dhe organizon manovrën nga mbrapa, ndaj ka një meritë edhe trajneri, që ka ditur t’u marrë më të mirën futbollistëve në dispozicion. Edhe ne kemi meritë për atë që kemi bërë në javët e fundit dhe e kemi përgatitur shumë mirë përballjen e nesërme, ndonëse kemi pasur mungesa për shkak të virozave. Kemi edhe seancën e fundit për të vendosur për formacionin dhe do të shkojmë në Shkodër për tre pikë.

Mungesat vijojnë të jenë problem për Partizanin?

Pothuajse ka munguar komplet boshti i ekipit, duke filluar nga kapiteni Alban Hoxha, por edhe lojtarë të tjerë. Natyrisht që eksperienca e tyre dhe angazhimi në boshtin e ekipit, janë të rëndësishme, por jemi munduar t’i zëvendësojmë denjësisht. Edhe nesër shpresoj t’i zëvendësojmë sa më mirë dhe uroj të mos na shoqërojnë më këto problematika.

Çfarë dhurate do të donit t’u bënit tifozëve për vitin e ri, duke qenë se luani ndaj Kukësit dhe më pas derbin me Tiranën?

Luajmë me vendin e parë dhe të dytë në klasifikim, pasi kështu ka koiciduar kalendari, por do të thosha se nesër duhet të futemi në fushë vetëm për ta fituar ndeshjen, pasi vetëm në këtë mënyrë do të merrnim një qetësi psikologjike. Nuk e mendojmë derbin e të enjtes, pasi edhe ajo ndeshje vlen tre pikë, sa Kukësi apo të tjerat, megjithatë do të luftojmë fort që të shkojmë më të qetë në atë përballje.

Mendoni se me dy fitore në këto ndeshje, mund të riktheheni në garën për titull?

Nuk do të përmendim më fjalën kampion apo titull, pavarësisht se jemi ndërtuar për objektiva madhorë. Fjala jonë është rikuperimi, pasi duhet të rikuperojmë defektet dhe gabimet që kemi bërë në fazën e parë. Distanca me kreun është e madhe, por jo e parikuperueshme, pasi që nesër luajmë me vendin e dytë dhe marrja e një fitoreje do të thotë që mund të rikuperojmë jo pak.

Situata e këtij sezoni ngjan shumë me atë të një viti më parë…

Presioni për të marrë patjetër fitoren, bën që shpesh lojtarët të mos japin atë që kanë, pasi ana psikologjike shndërrohet në një element frenues. Ne nuk do të heqim dorë nga pretendimet, pasi jemi edhe në çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, por fillimisht duhet të konsolidojmë veten në rezultate dhe lojë, për të shfaqur më mirë potencialin që kemi. Për momentin nuk na lejohet të përmendim fjalën titull.

A keni folur me drejtuesit për merkaton e janarit, që është shumë pranë?

Po punon drejtori i klubit për merkaton e janarit dhe po shqyrtojmë disa alternativa. Do të fokusohemi aty ku kemi më shumë nevojë, por nuk do të afrojmë lojtarë të njëjtit nivel. Nëse duhet të marrim futbollistë, do të kërkojmë elementë që mund të bëjnë diferencë, gjë që është e vështirë në janar.

Kush përzgjedh lojtarët, trajneri apo drejtori sportiv?

Marrëdhëniet me menaxherët i ka drejtori, pasi nuk mundet të merret me këtë punë trajneri, por ne punojmë si staf. Kemi dhënë përshkrimet dhe karakteristikat e lojtarëve që duam dhe më pas të gjithë së bashku do të konsultohemi për të marrë një vendim. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit.

Etiketa: ilir dajaPartizaniSuperliga

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Gjekmarkaj, kritika të forta Berishës: Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë

Gjekmarkaj, kritika të forta Berishës: Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com