GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi zyrtarisht me trajner të ri, Longo: Nuk e premtoj dot titullin kampion

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukësi zyrtarisht me trajner të ri, Longo: Nuk e premtoj dot titullin kampion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diego Longo do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Italiani është larguar nga Dinamo Kiev dhe si ndihmës do të ketë një tjetër bashkëkombës, Amadeo Di Latte. Ditën e sotme Longo ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Para së gjithash ju falënderoj të gjithëve dhe në veçanti klubin që më dha këtë mundësi, si dhe për besimin. Ka shumë besim rreth meje dhe shumë ambicie. Më kanë treguar se me të vërtetë duan të arrijnë gjëra të mëdha dhe pranova të vij këtu.

Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejic dhe Matraxhiun folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë. E rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë dhe të arrijmë objektivat. E njoh kampionatin, e njihja që më parë dhe jo tani kur nisëm të flasim, para tre javësh”.

“Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi si ekipi. Nuk flas dot për ekipet e tjera për momentin. Sezonin e shkuar të tjerët ishin më mirë se ne. Të shohim Kukësi dhe të përmirësohemi, sidomos në mentalitet”.

“Trajneri Edy Reja e kam njohur më parë, do e kontaktoj së shpejti dhe do takohemi. Për mua është e rëndësishme të jap më të mirën. Duhet të përmirësohemi. Kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë”.

“Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende. Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar”.

“Si asistentë kanë punuar edhe Flick, Tuchel dhe Mourinho. Shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendos të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme”.

“Qëllimet e klubit janë të qartë: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin. Nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra. Do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu”.

Etiketa: Kukesi

Lajme të lidhura

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Para
Shokon babai i Amy Winehouse: Fantazma e saj më vizitoi dhe u ul mbi shtrat

Shokon babai i Amy Winehouse: Fantazma e saj më vizitoi dhe u ul mbi shtrat

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, ka reaguar me tone te ashpra lidhur me protestat...

Lexo më shumë
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com