GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kulla si në ‘Air Albania’, Agolli i dhuron 361 MLN lekë Ervis Myftarit për “Flamurtarin”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kulla si në ‘Air Albania’, Agolli i dhuron 361 MLN lekë Ervis Myftarit për “Flamurtarin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka vendosur që në çdo stadium do të ndërtojë kulla, si një model ku pastrohen me shpejtësi paratë e korrupsionit nën zhurmën e futbollit dhe “debatit” për estetikën e këtij projekti

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Plani i Detyruar Vendor i kompleksit rezidencial dhe sportiv të lagjes së kompleksit sportiv “Flamurtari”, përfshirë rizhvillimin e stadiumit të futbollit “Flamurtari”, rindërtimin/konceptimin e pishinës dhe Pallatit të Sportit, Vlorë”, të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Me pak fjalë do të hartohet plani për ngritjen e kullave në stadium dhe për këtë Dritan Agolli ka planifikuar të shpenzojë 361 milionë lekë.

Agolli është fokusuar që këto para t’i çojë në duart ‘të sigurta’ sipas porosisë që ka marrë. Këtë hipotezë e vërtetojnë të dhënat që do paraqesim më poshtë. Menjëherë të bien në sy dy “flamujt e kuq” që i ka venë Open Data Albania këtij prokurimi, për shkak të mungesës së konkurrencës. Tenderi është zhvilluar me negocim. Kujtojmë që para dy vitesh vetë kryeministri Rama ka deklaruar në media që institucionet të cilat zhvillojnë procedura të tilla do të përballen me drejtësinë.

Gjithsesi, FSHZH një institucion i varur drejtpërdrejt prej tij, ku qarkullojnë shumë para, me siguri ka marrë direktivë.

Ndërkohë përmendëm se kontrata është firmosur në  mungesë të konkurrencës. Siç shohim nga dokumentet, është paraqitur vetëm një ofertë. Propozimi ishte nga bashkimi i operatorëve “Xaveer De Geyter Architects Xaveer De Geyter Architects”& “CONSULTING & MANAGEMENT ALBANIA” & “Jeshile” & “Bollinger + Grohman”, të regjistruara në Francë.  Oferta e tyre ishte në vlerën 311 milionë lekë dhe pa u lodhur fare (pa garë) u shpallën fitues. Në fakt “negocimi” ishte bërë më parë dhe nuk kishte si të zhvillohej një garë!

Të huajt në këtë tender janë fasadë, pasi kryesore është njëra kompani që i përket një biznesmeni të korruptuar në Shqipëri. Një prej firmave është e regjistruar në Francë, ndërsa për dy të tjerat nuk del asnjë lloj informacioni.

T’ia nisim me firmën  ‘Consulting & Management Albania në pronësi të Ervis Myftarit i cili është i njohur si emër në aferat me tenderat. Kemi denoncuar shpesh se ai ka krijuar monopol tek duke përfituar tenderat e “Albcontrol”, ku ka përfituar mbi 8 milionë euro për “trajnime” të personelit. Madje me paratë që i jepte Laureta Omeri në periudhën Shtator-Nëntor të vitit 2020, biznesmeni Ervis Myftari krijoi me shpejtësi dhjetë kompani. Brenda pak muajsh të gjitha ato kompani janë kaluar me status të pezulluar. Aktualisht Myftari ka 8 kompani me status të pezulluar dhe dy aktive.

Hapja e kompanive dhe pezullimi i tyre brenda pak muajsh nuk është e jashtëligjshme, për sa kohë kompanitë e mbyllura nuk krijojnë detyrime në shtet. Por zakonisht, në Shqipëri kjo skemë është përdorur gjerësisht për pastrim parash. Parimisht në asnjë vend të botës nuk ndodh që një person të hapë 10 firma në një kohë fare të shkurtër.

Pse duhen? E para për evazion fiskal ku kompanitë fiktive lëshojnë fatura dhe pasi ngarkohen me taksa mbyllen duke mos i paguar ato.

Qëllimi i dytë për të cilin skema të tilla janë përdorur është ai i nxjerrjes së parave Cash nga kompania kryesore, të cilat më pas shkojnë si ryshfete për zyrtarët që firmosin tenderat.

Me pazar në tavolinë, në 12 qershor 2023, Laureta Omeri ka firmosur një tender me vlerë 2 milionë euro për kompaninë e Ervis Myftarit, për trajnimin e 30 kontrollorëve të rinj.

A është kontrolluar ky rast nga administrata tatimore? Kjo nuk dihet. Por kompanitë që marrin tenderë me kosto të fryra nga institucionet publike, kanë gjithmonë risk të përfshihen në këto skema.

Ndërkohë në bashkëpunim me Myftarin është edhe firma ‘Jeshile’ në pronësi të “Guust Jo Selhorst”, e cila është firmë fantazmë pasi nuk ka asnjë deklarim të xhirove vjetore, asnjë licencë asnjë pjesëmarrje në tenderë të tjerë. Po ashtu, edhe dy firmat e tjera, ku duket qartë se janë përfshirë në këtë tender thjesht si dekor i skemës së Ervis Myftarajt dhe Dritan Agollit.

Agolli nën hetim pasi e denoncoi Gijotina.com

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli pas publikimit të tenderit të dyshimtë që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Hetimet nisën pas denoncimit nga Gijotina.com të tenderit të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me objekt përgatitjen e një menuje për projektin e “100 fshatrave”.

https://gijotina.com/pas-skandalit-me100-fshatrat-agolli-tender-833-mln-per-regjistrim/

https://gijotina.com/e-denoncoi-gijotina-com-agolli-anulon-tenderin-833-mln-leke-per-regjistrimin-e-fshatrave/

https://gijotina.com/afera-100-fshatrat-zbulohen-4-transfertat-e-manjes-dhe-agollit/

https://gijotina.com/agolli-shfrenonhet-per-100-fshatrat-1-5-mld-leke-per-promovim/

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues kompaninë “Mascarpone: sh.p.k në pronësi të Alfio Rrotanit dhe Endrit Maci person fizik. Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të FSHZH.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Dritan AgolliErvis MyftarajFSHZHhetime spak

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Basha: Të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratoreve

Kërkesa për çregjistrim e Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, policia ushtron kontrolle në 5 banesa të familjes Reçi
Aktualitet

Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, policia ushtron kontrolle në 5 banesa të familjes Reçi

12:35 - 07/09/26

Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi...

Lexo më shumë
Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë

Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë

12:04 - 07/09/26
Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate

11:49 - 07/09/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

Mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, por u ndje keq! Humb jetën në spital 49-vjeçarja

11:29 - 07/09/26
Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

11:05 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com