GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kullëzimi i Tiranës vijon/ Rama planifikon të zhvendosë në qiellgërvishtës edhe administratën (Projektet)

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati 32 vjeçar për kullën pas lulishtes së TOB. Dokumenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse në betonizimi i kryeqytetit dhe mungesa e hapësirave të gjelbra është kthyer në një problem të mprehtë për banorët sipas të dhënave të sondazheve të publikuara herë pa shere, kryeministri Edi Rama duket se ka në plan të vijojnë me ndërtimet e kullave.

Këtë të Martë, ai ishte pjesë e një aktiviteti ku u prezantuan 10 projekte për ndërtime kullash në kryeqytet. Gjatë aktivitetit u tha se do të ndërtohet në rrugët “Sulejman Delvina”, Bulevardi Zhan D’Ark”, “Rruga Panorama” dhe zona e “21 Dhjetorit”. Në një fjalim të mbajtur, kryeministri Edi Rama deklaroi se godinat e reja do të ngrihen nga studio ndërkombëtare me qëllim krijimin e “një kompleksi të madh qeveritar që do akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë”.

Ndërtimet, Rama i justifikoi duke u shprehur se aktualisht disa institucione publike që sot janë të akomoduara në godina të ndryshme, disa prej të cilave të trashëguara nga periudha komuniste, kanë një kosto prej miliona Euro qira vjetore.

Kreu i qeverisë bëri me dije se toka ku do të ndërtohet është shtetërore dhe leja do të jepet nga Korporata Shqiptare e Investimeve, institucion që ai e drejton.

“Faktikisht ajo që do të ndodhë falë agjencisë në fjalë, pra Korporatës Shqiptare të Investimeve është që shteti nuk do të dorëzojë më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën tek privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe natyrisht edhe për të nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do të shërbejnë për investime të mëtejshme”, deklaroi kryeqeveritari.

Ai foli për “4 zhvillime të rëndësishme”, duke nënkuptuar ndërtimin e katër kullave.

Më tej gjatë fjalës së tij, përsëriti se “Shqipëria do të jetë edhe një destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore përmes veprave që po marrin jetë”.

Në Rrugën “Sulejman Delvina”, ku është planifikuar të ndërtohet, ndodhet edhe “Stadiumi Dinamo”, për të cilin opozita ka denoncuar së fundmi se qeveria po planifikon pikërisht ndërtime kullash. Gjatë aktivitetit të sotëm, nuk u bë e ditur nëse planet për ndërtime prekin edhe këtë zonë.

Fituesit e projekteve do të shpallen në 18:00 te kryeministria.

Në ndërtimin e kullave, siç kanë dokumentuar edhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme (së fundmi rasti Çopja), janë investuar para të pista nga grupet kriminale. Raporte të institucioneve të tjera ligjzbatuese kanë zbardhur se sektori i ndërtimit është ndër më të preferuarit për pastrimin e parave me prejardhje të dyshimtë. Madje sipas ekspertëve, çmimet e kripura të apartamenteve në Tiranë, lidhen pikërisht me këtë fenomen.

Projektet e prezantuara

Projekti tek zona kur dikur ka qenë godina e ATSH-së
Projekti te rruga “Sulejman Delvina”, te zona e “Komunës së Parisit”
Projekti te Kadastra

 

Zonat ku është planifikuar të ndërtohet

 

Etiketa: Edi RamaKryesore1kulla

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

17:14 - 24/08/26
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit
Aktualitet

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
Para
Von der Leyen zgjedh komisionere të Zgjerimit sllovenen Marta Kos

Von der Leyen zgjedh komisionere të Zgjerimit sllovenen Marta Kos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

17:14 - 24/08/26

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për mashtrim dhe vjedhje...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com