GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kulmi i verës/ Sezon i dështuar në Budva, problem në gjithë Malin e Zi (FOTO)

12:38 - 19/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kulmi i verës/ Sezon i dështuar në Budva, problem në gjithë Malin e Zi (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni turistik në Budva të Malit të Zi, edhe pse jemi në kulmin e verës, ngjan sikur të ishte në parasezon. Kështu ka shkruar mediumi vendas Vijesti.me, sipas të cilit kjo nxjerr në shesh të gjitha problemet me të cilat përballet Budva prej vitesh “nga një strategji e keqe, praktikisht inekzistente e zhvillimit të turizmit, një koncept i paqartë nëse dëshiron të jetë një destinacion elitar apo masiv turistik, një qytet argëtimi apo një vend për pushime”.

Arsyeja pse vetëm një e treta e akomodimit privat në qytet është aktualisht e zënë dhe që edhe hotelierët nuk mund të mburren me kapacitetin e plotë, zyrtarët e turizmit e shohin në mungesë të mysafirëve ukrainas dhe rusë, si dhe turistëve nga rajoni, të cilët tradicionalisht ishin kyç për frekuentim i mirë në kulmin e verës.  Dhe mungesa e tyre nuk u kompensua nga tregjet e tjera.

Anëtari i Shoqatës së Hotelierëve të Budvës, hoteleri Ivan Ivanoviç ka bërë të ditur për “Vijesti” se sezoni ishte nën të gjitha pritjet.

Siç ka shtuar ai, numri i të ftuarve në hotele është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar.

“Për të mos folur për akomodimin privat, i cili në këtë periudhë ishte i ‘mbushur’ kryesisht me mysafirë nga Lindja dhe tregu i rajonit i cili po ashtu dështoi, sidomos nga Serbia. Pra, ne po paguajmë për gjithçka që kemi bërë vitet e fundit, pra mungesën e një strategjie serioze për të kompensuar mungesën e një tregu të caktuar”.

Ndërsa drejtoresha e Shoqatës së Ofruesve Privatë të Akomodimit në Mal të Zi, Branka Gjoganoviç, ka treguar për “Vijesti” se kemi hyrë në pikun e sezonit turistik, dhe se zënia e kapaciteteve private akomoduese aktualisht është rreth 30 për qind.

“Një numër i konsiderueshëm i të ftuarve, në bazë të rezervimeve të konfirmuara, pritet deri më 20 korrik. Ata janë kryesisht mysafirë nga rajoni dhe diaspora. Gjithashtu, kemi gjithmonë një numër të caktuar të ftuarish që vijnë pa rezervim apo njoftim. Në lidhje me njoftimet që kemi pasur në periudhën përgatitore, zënia e kapaciteteve është dukshëm më e ulët, gjë që u duk tashmë në maj dhe kjo duhet të ishte një sinjal se duhej të bënim diçka. Por ne ende veprojmë spontanisht, të paorganizuar në nivel lokal dhe këtë e paguajmë çdo vit me një sezon gjithnjë e më të shkurtër. Kjo nuk vlen vetëm për Budvën, por pak a shumë për të gjitha komunat”.

 

Etiketa: BudvaTurizem

Lajme të lidhura

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Para
Dhëndri i Erdogan mbështet Ukrainën: Nuk do t’i japim kurrë drone Rusisë

Dhëndri i Erdogan mbështet Ukrainën: Nuk do t'i japim kurrë drone Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com