GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kumbaro njofton ashpërsimin e gjobave për ndotjen e mjedisit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kumbaro njofton ashpërsimin e gjobave për ndotjen e mjedisit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e saj në Kuvend gjatë mbrëmjes së sotme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi ndryshimet në pesë ligje ekzistuese në fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

“Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30 % krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Kumbaro.

Ministrja iu referua të dhënave nga procesi i këshillimit kombëtar, ku qytetarët kërkonin në masë dërrmuese ashpërsimin e gjobave për kundërvajtjet ligjore.

“65 % e të anketuarve në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar u shprehën qartazi për forcim të masave ndëshkuese dhe rritjen e efikasitetit të tyre. Nga përvoja e këtyre viteve, gjobat nuk kanë qenë efikase ose nuk janë zbatuar duke humbur edhe qëllimin ndëshkues, e për pasojë edhe atë edukues. Disa nga shkaqet kryesore lidhur me problemin në fjalë janë ose vakuumi ligjor, ose masa administrative të pamjaftueshme. Masat që janë në ligje nuk janë në përputhje me kontekstin aktual ekonomik. Ndërhyrja e qeverisë bëhet e nevojshme për forcimin e detyrimit për mbrojtjen e mjedisit nga operatorët, subjektet ekonomike, por edhe qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës, ministrja solli në vëmendje edhe një direktivë të re të Bashkimit Evropian, e cila i konsideron kundërvajtjet ligjore të natyrës penale.

“Këto propozime të qeverisë përputhen edhe me daljen e freskët të një direktive të re europiane, 2024-12-03 e Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian përmes së cilët u kërkohen vendeve të BE që masat administrative në kundërvajtjet e mjedisit, t’u shtohen sanksione penale të qenësishme me ndëshkime domethënëse të natyrës penale. Ndryshimet që ne propozojmë nuk janë të natyrës penale, por e sjell në vëmendje për të theksuar rreshtimin e qasjes sonë me atë europiane kur bëhet fjalë për ndotjen ndaj mjedisit”, përfundoi fjalën e saj gjatë seancës plenare mbrëmjen e së enjtes ministrja Mirela Kumbaro.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit, siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Etiketa: kumbaroMirela Kumbaro

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Deputetët e PD kundër Ilir Beqajt: Hajduti vjen këtu dhe na flet…

Ish-prokurori: Për dy akuza ndaj Beqaj mund të përcaktohen deri në 15 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com