GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme e ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër çdo nisme që kufizon fushëveprimin për të hetuar njësoj si qytetarët e thjeshtë edhe ata të rangjeve të larta.

Në raportin vjetor të 2025 SPAK  shprehet se “ do konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma me karakter ligjor dhe institucional që do të synonin kufizimin e mjeteve procedurale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbënin rrezik serioz për funksionimin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e të drejtës” përmendet në raport.

Teksa renditen si sfida hetimi i krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë, SPAK  deklaron se retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë jo vetëm në perceptim por edhe në autoritetin e institucionit, dhe mund të shërbejë si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.

 

Gjatë raportit vjetor gjithsesi përtej akuzave publike se policia nuk kryente referime, SPAK ka ndryshuar qëndrim.

“Në ndryshim nga viti 2024, të dhënat statistikore tregojnë se hetimet e  filluara me referime nga policia e shtetit  për vitin 2025 kanë shënuar rritje me rreth 70 përqind”, thuhet në raportimin vjetor që rendit se qytetarët vazhdojnë të denoncojnë, ndërkohë që politika ka shënuar një hap pas në kallëzimet e saj, duke i përgjysmuar ankesat penale”.

Si një përgjigje e përsëritur ndaj qëndrimeve të vazhdueshme të kryeministrit ndaj masave arrest në burg që e rendisin Shqipërinë të dytën pas Rusisë, SPAK analizon se gjatë 2025 ka patur një rënie të ndjeshme të kësaj mase. Konkretisht thuhet në raport masa e arrestit në burg ka pësuar rënie nga 236 masa gjatë 2024 në 110 gjatë vitit 2025. Rezulton se këto masa në afro 4  përqind  u dhanë për vepra të korrupsionit dhe gati 21 përqind për vepra të krimit të organizuar.

Prokuroria e Posaçme shpjegon se gjykata ka gjetur fajtor dhe ka dënuar 197 shtetas nga të cilët 108 janë në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Ndërsa 21 të tjerë kanë marrë pafajësi dhe në këtë mënyrë gjykata ka rrëzuar  akuzat e Prokurorisë së Posaçme.

SPAK pranon se gjatë një viti përgjoi 3004 pajisje telefonike nga të cilat 1738 me vendime gjykate, ndërsa të tjerat me autorizim të prokurorit ose me vendime zgjatjeje për të përgjuar. Për Prokurorinë e Posaçme aparatet e telefonit që vijojnë të bllokohen përbëjnë 70 – 75 përqind të provave totale.

Ndërsa mes problemeve që mbeten pa zgjidhje është edhe çështja e statusit të prokurorëve pasi tu përfundojë mandati.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Spak

Lajme të lidhura

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti
Breaking Views

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Para
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti
Breaking Views

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve...

Lexo më shumë
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com