GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kupa e Botës për Klube fillon, ekipi i Messit nuk arrin më shumë se një barazim

08:30 - 15/06/25
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Kupa e Botës për Klube fillon, ekipi i Messit nuk arrin më shumë se një barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ndeshjen hapëse të Kupës së re të Botës për Klube, e cila po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Inter Miami dhe Al Ahly i Egjiptit barazuan 0-0.

Turneu ka një fond çmimesh prej një miliard dollarësh dhe pritet të sjellë emocione të shumta.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Hard Rock” në Miami përpara 60,000 tifozëve. Al Ahly ishte më pranë fitores, por penalltia e Mahmoud Trezeguet në minutën e 43-të u ndal nga portieri i Inter Miamit, Oscar Ustari.

Ustari, një nga gjashtë argjentinasit në radhët e Inter Miami, ishte ndër më të mirët në fushë. Ai e mbajti ekipin e tij në lojë me disa pritje vendimtare, përfshirë atë ndaj Trezeguet.

Ylli më i madh i mbrëmjes ishte Lionel Messi, i cili edhe në moshën 37-vjeçare tregoi klas, ai ishte burimi kryesor i rrezikut për Interin, duke krijuar dy raste të rrezikshme nga goditjet e dënimit.

Në njërën prej tyre, Messi gjuajti fuqishëm drejt portës, por tentativa u ndal nga portieri kundërshtar. Më vonë, një tjetër goditje e tij u përplas në shtyllë, duke i mohuar ekipit vendas një gol spektakolar.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kupës së Botës për klube, derisa sonte nga ora 18:00 luhet sfida Bayern Munich – Auckland City si dhe nga ora 21:00 PSG – Atletico Madrid.

Etiketa: klubeKupaMessi

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy të miturit nga mbytja, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com