GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kur do të pritet të hiqen përfundimisht maskat?

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid19/ A është më e nevojshme mbajtja e maskave në ambjentet e jashtme?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithëve na kujtohet fillimi i pandemisë së koronavirusit. E gjithë bota duhej të zbatonte disa masa si respektimi i distancës sociale, mbajtja e maskave dhe larja e shpeshtë e duarve.

Jo të gjithë kanë nevojë për maska, tha Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann. Në fakt, deri në fillim të prillit të vitit të kaluar, politikanët gjermanë as nuk mund ta imagjinonin faktin që maskat do të ishin të detyrueshme.

Një vit më vonë dhe pas disa hulumtimeve situata ndryshoi. Maskat e para të bëra në kushte shtëpie ishin hapi i parë, në mungesë të ekspertëve të tregut. Dhe tani, me incidencën e pozitivitetit në Gjermani në rënie të vazhdueshme, madje nën 35 në disa shtete, lind pyetja: Kur do të heqim dorë nga maskat?

“Maskat do të hiqen, kur 70-80% e popullsisë të vaksinohet” tha specialisti i sëmundjeve infektive Friedmann Weber. Nga Universiteti i Giessen.

Dhe me këtë ai nënkupton të vaksinuarit plotësisht. “Ne jemi akoma në mes të një pandemie dhe nuk e dimë se si do të jetë situata për shkak të varianteve të koronavirusit.”

Siç thekson ai, masat që janë përdorur deri më sot do  të vazhdojnë të jenë pjesë e jona, pasi “do të ishte jashtëzakonisht e gabuar dhe dritëshkurtër t’u dërgohet një mesazh qytetarëve se ata do të ndalojnë së përdoruri maskën në dyqanet tregtare”.

Mbi të gjitha, shpjegon ai, përdorimi i maskave është një masë që mund të zbatohet lehtësisht, dhe që ka shumë rëndësi në lidhje me përhapjen e virusit, raporton abcnews.al

Një masë e “lehtë” mbrojtjeje kundër virusit

Sipas një raporti nga specialisti gjerman i sëmundjeve infektive Christian Dorsten në revistën shkencore Science, koronavirusi zbulohet një deri në tre ditë para fillimit të simptomave. Kjo do të thotë që personi i infektuar mund të transmetojë virusin te të tjerët. Prandaj është e nevojshme maska ​​për të shpëtuar personat e tjerë.

Përveç kësaj, rreziku i infektimit në ambiente të mbyllura është edhe më i madh. Kështu, sipas Gerhard Soych, ish-president i Shoqatës Ndërkombëtare për Ndotjen e Ajrit, hapi i parë në heqjen e maskës në çdo rast duhet të jetë vetëm në ambientet jashtë.

Nga ana tjetër, në teatrot e mëdha, muzetë, pishinat dhe stadiumet, rreziku i përhapjes së koronavirusit është dukshëm më i ulët se në dyqanet e vogla. Sigurisht, ka përjashtime, të tilla si ashensorët, dhomat e zhveshjes dhe tualetet, raporton abcnews.al

Mbase ne duhet të mësohemi me idenë se maskat do të mbeten një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme për momentin. Drejtori i departamentit të pulmonologjisë në Spitalin Charité në Berlin, Christian Witt tha: “Maskat janë një masë kryesore mbrojtjeje kundër përhapjes së koronavirusit dhe do të mbetet e tillë.” Edhe për ata që janë vaksinuar, sidomos kur efekti i vaksinës fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës “.

Etiketa: GjermanPandemiVaksina

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Shpërthen babai i Agueros: Guardiola nuk e ka dashur kurrë djalin tim, i ka lot krokodili

Shpërthen babai i Agueros: Guardiola nuk e ka dashur kurrë djalin tim, i ka lot krokodili

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së mërkurë nga të njëjtat kushte atmosferike, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com