GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kurbani i Ramës

13:08 - 08/12/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kurbani i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Luçiano Boçi
Pandehmat e shumta për të pandehurin e ri të SPAK-ut kanë kohë që mbajnë pezull, politikanët, tifozët politikë, gazetarët pro e kundër, qytetarët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Por ajo që sundon mbi të gjitha është raporti i tij me Ramën. Më saktë lëshimi apo dorëzimi që ky i ka bërë tashmë Veliajt.
E gjitha në formën e një pyetje të thjeshtë: A e shiti Rama Veliajn, siç ka bërë me Ahmetajn, Kokën apo dikë tjetër, apo nuk po e lëshon akoma?!
Kjo pandehmë lidhet dhe me momentin e gjetur dhe formën e aplikuar nga SPAK.
Parë në histori, dashuri-urrejtja midis tyre ka tone sa dramatike aq dhe qesharake, në themel të së cilës është lufta për pushtet.
Ndërsa me të tjerët Rama e kishte më të lehtë, me Veliajn pengesat ishin e janë më serioze, ndonëse faktet e denoncuara nga opozita dhe protestat e saj pa mbarim mbetën tepër sfiduese.
Së pari midis tyre qëndronte një rregullator i afërm me të dy, por që më shumë i hante kërraba nga Veliaj. E as më shumë e as më pak ky ishte “vëllai” i të dyve, Alexi Sorros.
Qortimet e tij i bënin të dy të qëndronin gati-tu përballë padronit.
Së dyti, Veliaj kishte pushtet autonom me të qenurit Kryetar Bashkie dhe zotëronte interesa dhe para marramendëse sikurse Rama. Influenca e tij shtrihej deri në SPAK e përtej, deri tek miqtë politikë e jo politikë të përbashkët.
Së treti, Veliaj kishte ndërtuar rreth tij një grupim poltikanësh me zë, pasuri e influencë direkte deri në sistemin e drejtësisë.
E gjitha kjo krijonte një lloj ekuilibri të tendosur por të dëshiruar nga të dy, megjithëse secili ruante momentin për ta kafshuar tjetrin.
SPAK nga ana e tij nuk dëshironte të kapërcente ekuilibrin e brishtë duke parë gjithmonë nga njëra anë me siklet në sy “shefin” për të kuptuar dëshirën e tij dhe nga ana tjetër duke hedhur hapa me shumë kujdes që veprimet të mos sillnin pasojën e pandreqshme për “mikun” e “kolegun” e Bashkisë.
Por gjërat duket se precipituan më shpejt nga sa mendohej dhe ekuilibri u prish.
“Tersi” erdhi nga atje ku të dy luanin mbështetjen. Nga Amerika. Humbja e të majtës ekstreme dhe specifikisht dobësimi i perandorisë së “vëllait” i nxorri zbuluar të dy.
Kjo bëri që Rama të ndezë sinjalet e alarmit. I ardhur në pushtet e i mbajtur prej Sorosit, Rama tashmë është në panik para administratës së re që po vjen, anti-sorosoizmi i së cilës është kauzë e flamur.
Për më tepër zelli i tij për të venë në jetë axhendat e Sorosit dhe për të bërë luftë ekzemplare ndaj drejtuesve opozitarë me metodat e drejtësisë së kapur, e nxjerrin zbuluar.
Në këto rrethana Ramës i duhet një alibi e fortë para situatave të reja. Dhe alibi më të bukur s’ka ku e gjen. Bën kurban Veliajn të cilin kërkon ta shesë si “vëllanë” e ngushtë të Sorosit, me anë të vetë drejtësisë sorosiane, nga një sorosian siç është ai vetë.
Sakrifikim më cinik nuk mund të gjente.
Ndonëse në raport me të vërtetën korruptive të Veliajt, kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Me këtë zell Rama kërkon të transmetojë idenë se fajtori i vërtetë i së keqes sorosiane u gjet dhe se ai vetë madje tani ka kapërcyer dhe njëherë ylberin dhe është politikisht anti-soros.
Kjo duket si pjesa e parë e planit që edhe po nuk funksionoi së paku i siguron realizimin e qëllimit tjetër, i cili sado i keq të duket i jep Ramës një derë shpëtimi.
Rama do ta bëjë kurban politik Veliajn në këto kohë, sepse ai potencialisht është njeriu që i rrezikonte pushtetin politik.
Rama i ka marrë qartazi sinjalet e largimit nga pushteti. Një humbje e tillë e prekshme do t’i sillte atij me efektin domino dhe humbjen e partisë e çdo gjëje tjetër. Veliaj mezi po e priste këtë moment dhe Rama e jo vetëm ai, e ka lexuar me kohë këtë ambicie.
Në të tilla rrethana koha për ta bërë kurban Veliajn u poq dhe SPAK-u i kujdesshëm, ia lexoi në sy dëshirën Ramës.
U hodh në një gjysëm sulmi të deshifruar me vështirësi, sepse i përshtatej dhe me shpëtimin e fytyrës së vet përballë momentit të sikletshëm të protestimit ndaj tij, nga mbështetësit e Metës.
Operacioni arriti t’i vejë zjarrin politikisht Veliajt, por pa qenë një akt që synon dhënien e drejtësisë.
Në të gjithë këtë ngjarje ai që realizoi objektivin e tij duket se është Rama.
Ai sot çimentoi pozitën e tij si kryetar i opozitës së ardhshme duke bërë kurban rivalin.
Ndërsa drejtësia u shpalos dhe njëherë si xhongël politike që nuk synon dhënie drejtësie për të korruptuarin shumëdimensional Veliajn, por që synon ruajtjen e unitetit të Partisë.
Etiketa: kurbanRama

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com