GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kursi i fizioterapisë në fazën e tretë, flet doktor Alimehmeti: Mjekësia sportive në Shqipëri po njeh zhvillim të madh

17:35 - 30/03/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kursi i fizioterapisë në fazën e tretë, flet doktor Alimehmeti: Mjekësia sportive në Shqipëri po njeh zhvillim të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka mbërritur në modulin e tretë kursi për formimin e fizioterapistëve i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e që udhëhiqet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF. Ky kurs, që ka një kurrikul të pasur e që trajton një gamë të gjerë problematikash që hasin futbollistët, ka nisur në janar dhe do të zhvillohet për disa muaj me radhë për t’u përmbyllur me provimet finale në muajin korrik 2023.

Lektorët kryesorë janë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli, ndërkohë që për çdo modul janë të ftuar lektorë të ndryshëm me një përvojë të pasur në fushën e fizioterapisë, nga vendi dhe bota.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre mbi tema të ndryshme, që nga dëmtimet e gjurit, këmbës dhe legenit, te dëmtimet e gjymtyrëve të sipërm, kolonës lumbare, dëmtimet muskulare në sport e nutricioni sportiv, si edhe te përdorimi i terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme e ndihma e parë (urgjenca) BLSD dhe rianimimi kardio-pulmonar.

Në modulin e zhvilluar në janar është diskutuar për dëmtimet e gjurit ndërsa në modulin e dytë janë trajtuar çështjet e dëmtimeve të këmbës dhe legenit. Në modulin e tretë që po zhvillohet aktualisht po trajtohen problematikat me kolonën lumbare, ku i ftuar për të referuar para studentëve ishte doktori i njohur Ridvan Alimehmeti.

Në një prononcim për fshf.org, doktor Alimehmeti shpjegon dëmtimet që i ndodhin futbollistëve dhe shkaqet që çojnë në hernien diskale, teksa flet edhe për mënyrat se si kurohen këto probleme shëndetësore.

“Kategoria e sportistëve është një kategori ku ndërthuret fuqia më e madhe e strukturave të kolonës krahasuar me ata që nuk stërviten për shkak se muskulatura vertebrale dhe paravertebrale është më e zhvilluar, por gjithashtu edhe sforco me të cilën ekspozojnë kolonën është më e madhe. pra është një luftë forcash të kundërta të cilat mund të rezultojnë edhe në prishjen e strukturës së diskut dhe shfaqjen e hernies diskale. Janë sportistë që japin maksimumin edhe në sforco rotatorë të kolonës, që janë edhe ato më të rrezikshmet për të prodhuar një hernie diskale”, – thotë Ridvan Alimehmeti, duke shtuar: – “Kryesisht kur nuk kemi kërcënim të funksionit të rrënjës nervore, që është në afërsi të fragmentit të hernies diskale nuk ka nevojë që të ndërhyhet dhe ka të tjera teknika fizioterapie, infiltrime apo mjekime që përdoren për të trajtuar hernien diskale, por gjithashtu ka edhe raste ku kërcënimi funksionit të rrënjës nervore është i atillë që duhet domosdoshmërisht të largohet nga kompresioni që i ushtron rrënjës nervore. Në raste të tilla ka teknika mikro-kirurgjikale që nuk e prekin strukturën e kolonës vertebrale dhe lejojnë që edhe rikuperimi të jetë relativisht i shpejtë”.

Më tej, doktori i njohur flet edhe për zhvillimin pozitiv të mjekësisë sportive në Shqipëri dhe për kontributin që po jep FSHF në këtë drejtim, duke ofruar kurse formimi mjaft të mira.

“Në përgjithësi çdo aktivitet në Shqipëri po merr një zhvillim pozitiv, sikundër edhe kërkesat që kanë gjeneratat e futbollistëve apo sporteve të tjera për të arritur maksimumin dhe për t’u krahasuar me botën, kjo kërkon një sforco më tepër. Me këtë hap ka ecur edhe aftësia e mjekësisë sportive, pra që t’i gjendet këtyre problematikave që i kërkon koha. Unë shoh me këto kushte që janë gjithmonë e më cilësore të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, siç është ky kurs i sotëm, bën që pjesëmarrësit të kenë gjithmonë e më tepër përfitim për t’u përditësuar me të rejat e mjekësisë sportive”.

Gjithashtu, Alimehmeti tregon edhe eksperiencën që ka pasur me traumat e futbollistëve. “Traumat e kokë dhe qafës trajtohen në mënyrë të veçantë në qendrën kombëtare të traumës, padyshim që aty ka një ekip neuro-kirurgësh, kolegësh, të cilët janë shumë të aftë t’i zgjidhin këto probleme akute. Unë kujtoj në fillimet e karrierës time si neuro-kirurg kur kam operuar bashkë me kolegët e ekipit në QSUT një portier 15-vjeçar nga Korça, i cili u soll me urgjencë për një hematomë të madhe dhe sot e kësaj ditë pas kaq shumë vitesh ai bën jetë të lumtur me familjen e tij”, – thotë Ridvan Alimehmeti.

Kursi i fizioterapisë do të vijojë në mesin e muajit prill me trajtimin e dëmtimeve në gjymtyrët e sipërme.

Etiketa: fshfKursi i fizioterapiseSport

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Sulmi në Top Channel, policia po merr në pyetje 2 persona

Krimi godet sërish! Një e plagosur në Lushnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com