GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kursimet janë rritur”, Basha- Ahmetajt: Tirja i ekonomisë harroi që përzuri 500 mijë shqiptarë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kursimet janë rritur”, Basha- Ahmetajt: Tirja i ekonomisë harroi që përzuri 500 mijë shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se shqiptarë janë sot më të varfër. Ahmetaj, njëjtë si pasardhësja e tij, Delina Ibrahimaj përsëriti edhe njëherë se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

“Sigurisht fatalitet ishin prezencë por shumë më të ulëta se në shumë vende. Numrat që sillni nuk u fshehim. Ku i gjetët? Sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe të vaksinimit. Deri në fund të vitit do të vijnë 3 milion vaksina. Ka vende që akoma lypin dhe ne i kemi. E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin. Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitoruese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se  u varfëruat. Ndërkohë modestisht dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Numri dy i qeverisë komentoi edhe planin me 7 pika të propozuar nga PD për krizën energjitike. Sipas Ahmetajt, plani serioz mendohet dhe nuk vjen për tre minuta.

“Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës. Mund të përfitonim më shumë nëse do kishim më shumë, pastaj kalojmë në fyerje. Nuk duhet të tallemi më shqiptarët, një plan serioz mendohet, nuk vjen tre minuta pas deklarimit të kryeministrit, se i bie për 7 pika kemi kaluar 3 sekonda”, tha Ahmetaj.

Deklarata e Ahmetaj shkaktoi reagimet e liderit të opozitës, i cili e akuzoi nuk foli për rritjen e naftës apo krizën energjitike që i kanoset vendit.

“I ra rreth e qark planit, por një gjë nuk përmendi Tirja e Ekonomisë taksën e naftën që kemi 7 vite që e kërkojmë. 240 lekë të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë. Por siç iu thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjet. 2.2 miliardë euro sa paketa mund të bëheshin për të mbuluar të varfrit. 120 milionë euro për luftën me Becchetin janë dyfish me paketat që gjasme ia dha njerëzve për t’i ndihmuar gjoja. Paga më ulët se Kosova. Sa për shifrat e Tires së Ekonomisë, BB thotë se 30% është në varfëri ekstreme, dhe ky thotë më parë kanë qenë 35%, por harron Tirja se janë 500 mijë shqiptarë që përzunë këta”, u shpreh Basha.

Më herët, Basha pati përplasje dhe me ministren Manastirliu për menaxhimin e pandemisë.

Etiketa: AhmetajBASHA

Lajme të lidhura

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh
Aktualitet

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

22:25 - 13/08/26
Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

21:15 - 13/08/26
Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

20:57 - 13/08/26
Para
E ngjashme me kandilin, zbuloni specien vdekjeprurëse që mund të vrasë edhe nëse ka ngordhur

E ngjashme me kandilin, zbuloni specien vdekjeprurëse që mund të vrasë edhe nëse ka ngordhur

TË FUNDIT

Sherri për pronën mes dy vëllezërve në Vlorë, arrestohet njëri prej tyre me pistoletë
Aktualitet

Sherri për pronën mes dy vëllezërve në Vlorë, arrestohet njëri prej tyre me pistoletë

09:30 - 14/08/26

Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka përfunduar me arrestimin e...

Lexo më shumë
Incident në hapësirën ajrore të Letonisë/ Avionët e NATO-s rrëzojnë dronin rus

Incident në hapësirën ajrore të Letonisë/ Avionët e NATO-s rrëzojnë dronin rus

08:30 - 14/08/26
Moti sot, temperatura të larta, por edhe me reshje lokale

Moti sot, temperatura të larta, por edhe me reshje lokale

08:00 - 14/08/26
Horoskopi për ditën e premte, çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi për ditën e premte, çfarë kanë parashikuar yjet

07:33 - 14/08/26
Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’

23:26 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com