GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë

23:17 - 31/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media.

Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA’në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”, raporton Express.

Lidhur me masat që amerikanët i kanë shpallur dje ndaj Kosovës, Kurti në këtë intervistë ka thënë se sanksione të tilla janë të panevojshme dhe se Serbia është ajo që duhet të sanksionohet.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një ton sfidues të mërkurën kur tha se masat e SHBA-së ishin të gabuara dhe se qeveria e tij qëndroi pranë kryetarëve shqiptarë të komunave të zgjedhur së fundmi në pjesën veriore të vendit të tij, të cilët kanë në qendër të shpërthimit të fundit të tensioneve me popullsi shumicë serbe në këtë zonë” shkruan Finacial Times.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, tha tutje Kurti, raporton Gazeta Express.

“Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”.

Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

“Unë e pranoj dhe e di se sa i përket qasjeve të ndërmarra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se çfarëdo lloj sanksioni [ndaj] Kosovës. . .është masa e duhur”, tha ai.

Kurti tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli. Ai gjithashtu përshëndeti vendosjen e më shumë trupave të NATO-s për të shuar dhunën, duke thënë: “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar.”/Express

Etiketa: Kurti

Lajme të lidhura

Breaking Views

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!
Breaking Views

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS
Breaking Views

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Para
I dehur në timon, arrestohet 45 vjeçari në Sarandë

Shkojnë për të kapur një person, dhunohen dy oficerë policie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
Uncategorized

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Pra sipas Alibeajt, Balluku është ende me një peshë shumë të madhe në Qeveri, pavarësisht se nuk është më zv.kryeministre...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com