GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Arsimi cilësor, baza më e qëndrueshme për prosperitet

16:24 - 19/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Arsimi cilësor, baza më e qëndrueshme për prosperitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të premten se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për të ardhmen e një vendi. Këtë deklaratë Kurti e bëri në Krushë të Madhe të Rahovecit, në përurimin e shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Duke e konsideruar këtë si festë të dyfishtë, kryeministri Kurti tha se “në Krushën e Madhe, të dhembjes së madhe, po na bashkon gëzimi”.

Fëmijët e lindur në liri, sipas tij, po festojnë të lirë.

“Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, tha kryeministri Kurti.

Para të pranishmëve, Kurti tha se është i nderuar të ndaj me ta lumturinë e hapjes së shkollës së re, që është edhe një dëshmi e vendosmërisë së tyre të palëkundur, për të rindërtuar jetën, “për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe”.

Në këtë vend që pa shumë shkatërrim, sot po hapen dyert e një ndërtese të re shkollore, tha ai.

“Arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen. Për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë kemi siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla”, tha ai.

Më tej, kryeministri Kurti tha se me Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, e cila është miratuar në Qeveri parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

“Qeveria e Kosovës po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin”, tha kryeministri.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5000 metra katror, me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për parafillor  me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasa e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor./RTK

Etiketa: Albin KurtiarsimiKosova

Lajme të lidhura

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?
Aktualitet

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25
FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
Aktualitet

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Para
57-vjeçarja ndërron jetë pas 3 dekadash në koma

57-vjeçarja ndërron jetë pas 3 dekadash në koma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25

Një tjetër situatë skandaloze raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Tubacionet e ujërave të zeza kanë...

Lexo më shumë
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 26/12/25
FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025

07:41 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com