GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti e uroi për mandatin e tretë, Rama: Të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive

16:05 - 17/09/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti e uroi për mandatin e tretë, Rama: Të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama duke e uruar për mandatin e tij të tretë në krye të qeverisë.

Në letrën e tij, Kurti shkruan se Shqipëria mund të llogarisë në çdo kohë mbështetjen e Kosovës, duke shtuar se mandati i tretë është një tjetër mundësi për të realizuar projekte për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

“Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Unë jam me shpresë se në këtë mandat Shqipëria do të shoh progres të gjithanshëm”.

Ndërsa i uron suksese për qeverinë e re, Kurti e fton kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën dhe të fillojnë përgatitjet për mbledhjet e përbashkta.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë,” shkruan Kurti.

Pas letrës së Kurtit, nuk ka vonuar përgjigja e Ramës, i cili shkruan në Twitter se do vizitojë Kosovën për përgatitjen e mbledhjes së përbashkët.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të dy shteteve tona”, shkruan Rama.

Ditën e nesërme Presidenti pritët të dekretojë kryeministrin Edi Rama dhe 16 ministrat e kabinetit qeveritar për katër vitet e ardhme në pushtet.

Etiketa: Albin Kurti

Lajme të lidhura

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit
Aktualitet

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26
Para
Zjarret nuk kanë të mbaruar, 5 vatra të reja në Pogradec

Zjarret nuk kanë të mbaruar, 5 vatra të reja në Pogradec

TË FUNDIT

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket
Aktualitet

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket

17:35 - 08/04/26

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është...

Lexo më shumë
Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh

17:28 - 08/04/26
Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com