GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti flet për takimin me Vuçiç në Bruksel, tregon 6 pikat për marrëveshjen finale

12:00 - 24/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti flet për takimin me Vuçiç në Bruksel, tregon 6 pikat për marrëveshjen finale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ai ka shtuar  se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.

“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se temë diskutimi në këtë takim ka qenë marrëveshja finale dhe çështjet aktuale, duke thënë se ka paraqitur 6 kapituj që do të duhej të përfshiheshin në marrëveshjen finale.

“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:

1.Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare

2.Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj

3.Bashkëpunimi në të ardhmen ku përfshihet liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve

4.Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive

5.Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme, jo me idenë e ri negocimit të tyre siç ka potencuar pala tjetër

6.Duhet të vendosim qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se problemet mes dy vendeve po ndodhin për shkak të mos fillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve, për çka tha se kanë qenë të gatshëm të qëndrojnë edhe përtej ditës së enjte.

Etiketa: KurtiVucic

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur zëvendësoni kafenë me çaj

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur zëvendësoni kafenë me çaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com