GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti intervsitë për ‘Le Monde’: Macron më pyeti se çfarë mund të japë Kosova për njohjen nga Serbia

12:49 - 26/06/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kurti intervsitë për ‘Le Monde’: Macron më pyeti se çfarë mund të japë Kosova për njohjen nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka zbuluar edhe detaje nga takimi qe ka pasur në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Kurti në këtë intervistë ka thënë se Macron e ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se i ka kërkuar Macronit që ta lidhë njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë Kurti ndër të tjera për “Le Monde”.

​ Intervista e plotë e kryeministrit Kurti:

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, bëri vizitën e tij të parë në Francë, të mërkurën, më 23 qershor. Z. Kurti është një ish-aktivist i krahut politik të guerilës kosovare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ishte mbajtur i arrestuar për dy vjet në Serbi. Pastaj krijoi Lëvizjen Vetëvendosje! (“Vetëvendosja”), me program revolucionar, dhe ai është bërë një kundërshtar i vendosur i “qeverive të njëpasnjëshme të komandantëve të UÇK-së”.

Albin Kurti paraqitet sot si një socialdemokrat dhe u zgjodh me platformën për të luftuar papunësinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas një periudhe të shkurtër të parë si kryeministër në vitin 2020, lëvizja e tij fitoi qartë zgjedhjet legjislative në muajin mars, dhe ai u kthye në krye të qeverisë më 22 mars. Trembëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, prioriteti i tij diplomatik është të fitojë njohjen nga Serbia, diçka që Beogradi ka kundërshtuar ta bëjë që nga konflikti.

“Le Monde”: Sapo keni takuar për herë të parë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj?

Ky është takimi i parë për një dialog të ardhshëm. Nuk ishte i lehtë, por ishte konstruktiv. Unë insistova në faktin se asgjë nuk duhet të fshihet nën qilim, që do të thotë që çështja e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet sinqerisht. Ne të gjithë kemi nevojë për këtë njohje të ndërsjellë. Z. Vuçiq u përgjigj se ai kurrë nuk do ta njihte Kosovën. Mos pranimi i realitetit nga njëra anë, as e vërteta nga ana tjetër, vjen nga e njëjta logjikë. Serbia tani duhet të distancohet nga ditët e [Sllobodan] Millosheviqit, që filluan me aparteidin dhe përfunduan me gjenocid në Kosovë. Udhëheqësit e Serbisë duhet të largohen nga trashëgimia e Millosheviqit.

Pavarësia e Kosovës është trembëdhjetë vjeçare. Ne nuk mund të kemi bisedime si para vitit 2008. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 2010, i cili vërtetoi që deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte ligjin ndërkombëtar, ky debat është mbyllur. Unë nuk do të bisedoj për statusin e Kosovës, kjo është një çështje e zgjidhur. E vetmja temë sot janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiqi duhet ta kuptojë këtë. Sidoqoftë, Vuçiqi ende e konsideron Kosovën si një territor që Serbia duhet një ditë ta rimarrë, pa ndonjë konsideratë për njerëzit e saj, qytetarët e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të demokratizohet.

‘Le Monde”: Konkretisht, si mund të avancojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë?

Në Bruksel, unë bëra katër propozime. I pari është reciprociteti i të drejtave të pakicave serbe dhe shqiptare në secilin vend. I dyti është një “deklaratë e paqes”, duke u zotuar të mos sulmojmë njëri-tjetrin kurrë më ushtarakisht, veçanërisht në një kohë kur Beogradi po blen armë nga Rusia; por Vuçiqi menjëherë refuzoi. I treti është që çështja e të zhdukurve të luftës të bëhet çështje me përparësi. Dhe i katërti është lëvizja drejt një marrëveshjeje rajonale të tregtisë së lirë.

“Le Monde”: Ky dialog serbo-kosovar po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. dhe nga pala amerikane. Pasi administrata Trump dëshironte shkëmbime territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, a shihni ndryshim diplomatik që nga zgjedhja e Joe Biden?

Zgjedhja e Presidentit Biden është një sinjal shumë pozitiv. Së pari, Joe Biden është bërë udhëheqësi i socialdemokratëve në botë, është një kohë shumë interesante. Së dyti, unë besoj se administrata amerikane nuk merr shumë parasysh atë që zoti Trump kishte bërë në mënyrë diplomatike. Kjo histori absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar, nuk flasim më për të.

“Le Monde”: Si ishte takimi juaj i parë me Emmanuel Macron?

Ne diskutuam për çështje bilaterale, në fushat e sigurisë, kulturës dhe frankofonisë. Nga ana ime, unë insistoj në çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët: tri vjet pas dritës jeshile të dhënë nga Bashkimi Evropian, dhe ndërsa ka pasur një rënie drastike të emigracionit, Parisi mbetet skeptik. Shpresoj që kjo vizitë të ndihmojë në tejkalimin e skepticizmit të shtetit francez. Unë gjithashtu insistova në nevojën për marrëdhënie shumë të forta ekonomike bilaterale me Francën.

Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim./Express

Etiketa: Albin KurtidialogFrancaMacronnjohje

Lajme të lidhura

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës
Breaking Views

Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës

18:57 - 04/02/26
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit
Breaking Views

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Para
Republika Çeke/ Ushtria dhe zjarrfikësja nis operacionin e pastrimit pas tornados

Republika Çeke/ Ushtria dhe zjarrfikësja nis operacionin e pastrimit pas tornados

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com