GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Ja kushti ndaj Serbisë për të normalizuar raportet

19:50 - 21/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Ja kushti ndaj Serbisë për të normalizuar raportet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten jonormale dhe ato duhet të normalizohen përmes njohjes të ndërsjellë, ndërsa refuzoi të komentojë dokumentet siç tha, pa autorë, lidhur me mënyrën se si mund të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Gjatë fundjavës mediet lokale transmetuan një shkrim të gazetës në internet Albanian Post që pohonte se ka parë një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania lidhur me një “kuadër të ri” të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa njohje të ndërsjellë por me pranim të realitetit në Kosovë.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme as e drejtë që unë t’i komentoj ato dokumente të cilat nuk kanë autor por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo, dialogu ku unë marr pjesë janë ato bisedimet e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime e unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Pra nuk është mirë që të bëjmë komente për komente autori i të cilëve nuk dihet”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha se aktualisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten jonormale dhe ato duhet të normalizohen përmes njohjes të ndërsjellë.

Çështja e marrëveshjes së mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte po ashtu pjesë e Samitit të Paqes dhe Demokracisë organizuar nga shoqatat e shoqërisë civile shqiptare dhe serbe me temën “Ndërtimi i momentit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha përmes një videomesazhi se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kthehen në thelbin e tyre.

“Qëndrimi klasik i palës së Kosovës për të ecur përpara me njohjen si qendër të debatit në dialog dhe pala serbe që kërkon Asociacionin e komunave serbe, janë ende aty, por do të thosha se ne e kemi momentin ku dialogu po kthehet përsëri në thelbin e debatit, dhe kjo për shkak se ne kemi një qëndrim të përbashkët të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të institucioneve evropiane dhe të partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar për këtë”, tha ai duke nënvizuar se Gjermania mbështet punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Zëvendësshefja për politikë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Cynthia Cook, tha se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë të jetojnë në shoqëri demokratike dhe paqe të qëndrueshme.

“Siç e dini, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne besojmë se dialogu është mënyra më e mirë për të siguruar që Kosova të zë vendin e duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike, për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të saj dhe për të shtruar në fund rrugën për zgjidhjen përfundimtare të mbështetur në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo.

Tensionet e fundit rreth dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik dhe thirrje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, posaçërisht në dritën e zhvillimeve në botë pas agresionit rus në Ukrainë. /Voa/

Etiketa: KosovaKurtiSerbia

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Pamjet e reja/ Me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, ja ku u shfaq për herë të fundit Ervis Martinaj

Pamjet e reja/ Me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, ja ku u shfaq për herë të fundit Ervis Martinaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com