GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Vjenë nën organizimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz.

Në fjalën e tij në Samit, kreu i qeverisë së Kosovës, ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe për qeverisjen e tij që nga marrja e mandatit si kryeministër.

Kurti ndër të tjera ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në fjalën e tij ai ka theksuar  përveç tjerash, ka theksuar se “Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19. Mesatarisht kemi më pak se një person të infektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë. Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19”.

Ai ka thënë se “Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi”.

Ai edhe në këtë samit ka përsëritur njërën nga katër kërkesat e shprehura në takimin e Brukselit, me presidentin Vuçiç.

“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

Duhet të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”, shkruan Kurti.

Në margjina të takimti të Samitit të sotëm në Vjenë, Kurti ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti.

Ndërkohë kancelari austriak ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.

Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.

Në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, u bë e ditur se Austria do t’i dhurojë një milion vaksina për vendet e rajonit, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19.

Përveç ndikimit të pandemisë, në Samitin e sotëm në Vjenë u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftimin e migracionit të paligjshëm

Lajme të lidhura

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor
Botë

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Para
Pas marrëveshjes për reciprocitet, Izraeli ndan vaksina për palestinezët

Pas marrëveshjes për reciprocitet, Izraeli ndan vaksina për palestinezët

TË FUNDIT

Kush është parukierja shqiptarja që qëndron pas ndryshimit befasues të Haaland
Show Biz

Kush është parukierja shqiptarja që qëndron pas ndryshimit befasues të Haaland

17:38 - 24/08/26

Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të rëndësishëm në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

17:14 - 24/08/26
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com