GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Me Marrëveshjen e Ohrit, Serbia na njeh ‘de facto’

22:37 - 22/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Me Marrëveshjen e Ohrit, Serbia na njeh ‘de facto’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti, shpjegoi se edhe pse nuk ka nënshkrim, megjithatë ka marrëveshje. Kjo pasi sipas Kurtit, ndërmjetësi evropian, në këtë rast vetë BE-ja, ka konstatuar një gjë të tillë.

“Jo vetëm kaq, por 27 shtete, në mbledhjen e tyre me 29 shkurt, e kanë pranuar këtë marrëveshje”, tha ai.

Kryeministri i ftuar në RTK, ka deklaruar se ka indikacione edhe fakte se Serbia po bën shkelje të marrëveshjes. “Por unë pres nga BE e SHBA që sjelljen destruktive të Serbisë, ta gjykojnë e dënojnë”, tha ai. Sa i përket konstruktivitetit të tij në këtë proces, kryeministri Kurti tha se gjithmonë ka qenë i tillë.

“I lexoj mirë tekstet dhe kur shoh se ka koncepte universale si kjo, kur e ke brenda pavarësinë, integritetin territorial, barazinë e palëve, atëherë jam konstruktiv”, tha Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti, duke folur për këtë marrëveshje, u shpreh se vetë ka pranuar ta nënshkruajë, por është shfaqur edhe destruktiviteti i Serbisë. “Unë isha e vetmja palë që kam propozuar ide dhe kam qenë aktiv”.

“Por sa më aktiv e kreativ që bëhesha, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër që u kurorëza me mos nënshkrim sepse edhe ata e dinë siç e di edhe unë që kjo është de-fakto njohje e Kosovës. Barazia e palëve është fakt i pacënueshëm. Duke u pyetur se çfarë ka problem me këtë dokument-marrëveshje, ai tha se është fakti që mund të ketë edhe gjëra të tjera që do të mund të përfshiheshin në marrëveshje. Por në parim është bazë shumë e mirë dhe mendoj se nuk ka diçka substanciale që e bën këtë marrëveshje të papranueshme, andaj e kam pranuar”, tha ai.

Kryeministri tha se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet pa adresuar çështjet e së kaluarës, e jo vetëm me ato që lidhen me të kaluarën.

“Tashmë në aneks e kemi me urgjencë çështjen e  të pagjeturve, e që është urgjente që duhet të adresohet”, u shpreh Kurti në RTK.

Etiketa: KosovaKurtiSerbia

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Gazetarja: Lekët e inceneratorëve shkojnë në Zimbabve

Çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com