GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti në takimin me Petkov: I domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Kurti në takimin me Petkov: I domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit është takuar me homologun bullgar, Kiril Petkov, me të cilin ka biseduar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe të investimeve, si dhe për rëndësinë që ka luftimi i krimit dhe i korrupsionit për sigurinë rajonale.

Në takimin me kryeministrin bullgar, Kurti tha se integrimi në strukturat europiane dhe euroatlantike mbetet aspirata kryesore e republikës së Kosovës dhe kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Bullgarisë në realizimin e këtij synimi. Sipas njoftimit nga Kryeministria, gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë dhe kryeministri Kurti ritheksoi solidarizimin dhe mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj me luftën nacional çlirimtare të popullit ukrainas.

Ai theksoi ndikimin dhe rrezikun që mund të paraqesin për rajonin tonë lidhjet e gjera dhe të thella mes Federatës Ruse dhe Serbisë.

“Një situatë e tillë e bën edhe më të domosdoshëm integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Europian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Europës”, tha kryeministri Kurti.​

Etiketa: Albin KurtiIntegrimi ne BEKiril Petkov

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Partizani mposht Teutën dhe afrohet me Europën, Vllaznia dhe Laçit vazhdojnë “agjërimin” e fitoreve

Partizani mposht Teutën dhe afrohet me Europën, Vllaznia dhe Laçit vazhdojnë “agjërimin” e fitoreve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve politike në Shqipëri, duke përmendur protestat kundër kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com