GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Nëse nuk ka sanksione ndaj Serbisë, s’ka as dialog

11:07 - 25/10/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Më shumë siguri për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet apo nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator, “definitivisht nuk do të ketë dialog”.

“Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”. “Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”.

Siç shkruan ky medium, liderët e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel, për herën e parë qëkur paramilitarë serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Financial Times” ka thënë se, sipas Kurtit, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk shtrëngon” Serbinë.

Në këtë intervistë, Kurti ka akuzuar sulmuesit e Banjskës se kanë tentuar të nisin një luftë të re për të aneksuar veriun e Kosovës. Ai ka përsëritur se pas sulmit të 24 shtatorit “gjithçka ka ndryshuar”.

Kurti i ka kërkuar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që të mos e konsiderojë Serbinë si një “ari që duhet t’i hidhen qengja për ta kënaqur”. “Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë”.

Kurti ka deklaruar se e mirëpret vendimin e NATO-s që të shtojë trupat në Kosovë. Megjithatë, ka thënë se misioni i KFOR-it duhet të mbetet vetëm për siguri dhe mbrojtje.

“Ata janë të nevojshëm për sigurinë dhe mbrojtjen. Dhe duhet të mbetet kështu. Nuk duhet ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka thënë Kurti.

Kurti është në mesin e 40 qeveritarëve që do të takohen në Bruksel për programin e madh infrastrukturor të BE-së “Global Gateway”.

Etiketa: dialogKurtiSerbi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Berisha i tregoi burgun, reagon Basha: Koha është ilaçi…

Gjykata shtyn përsëri seancën për statutin e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi u mor nga...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com