GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Nuk është ndaluar Dinari, por Euro bëhet valutë e vetme pagese

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Nuk është ndaluar Dinari, por Euro bëhet valutë e vetme pagese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe nuk ka asnjë problem me ta. Kurti tha se BQK-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankën Qëndrore të Serbisë. Sipas tij, ka qenë më e vështirë konvertimi i tabelave, se sa i valutës.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund ta mbajnë dinarin, por që euroja është valuta e vetme si mjet pagese. Vetëm euroja është mjet pagese. Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi”, theksoi ai .

Kurti bëri me dije se nuk është asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro.

“Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron”, theksoi ai.

Kurti paralajmëroi se do të ketë fushata informimi. “Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendës avokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se është socialdemokrat që beson te njerëzit, që besojnë se njerëzit janë të mirë, kriminelët janë individë. “Nuk ka komunitet që është kriminel, apo popull – asnjëherë. Jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë, po të mos ishte vendi im Republikë, unë nuk mund të bëhesha kryeministër, pra i mbroj interesat e një republike demokratike. Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst”, tha ai,

Teksa tha se ka marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes. “Unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes”, tha Kurti.

 

Etiketa: dinariKryesore1Kurti

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com