GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me SHBA-në

08:48 - 08/02/25
në Kosovë & Rajon, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Nga janari do rriten pagat, mësuesit dhe policët rritje deri 20 përqind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria e tij “kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të gjera e më përmbajtësore.

“Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, përkundrazi, kurrë nuk ka pasur marrëdhënieve më të gjera, më të thella, më përmbajtjesore më cilësore me aleatët, partnerët, miqtë tanë ndërkombëtarë nga perëndimi, sesa me qeverinë tonë”, tha Kurti.

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se zgjedhjet e 9 shkurtit “janë “referendum historik”.

Ai përmendi zotimet për katër vitet e ardhshme, përfshirë investimet që sipas tij do të bëhen në ushtri, prodhimtari e ndërmarrësi.

“1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorët, sepse duhet të prodhojmë më shumë që të punësojmë më shumë, ti ulim importet e t’i zëvendësojmë ato, ta rrisim ekonominë”, tha Kurti.

“Mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për mallrat që hynë në kufi do ta zhvendosim nga kufiri në brendi të vendit. Në muajt e parë të qeverisë së re gjithashtu do ta heqim edhe  taksën doganore prej 10% për veturat nga BE”, shtoi Kurti.

Ai tha se Kosovën do ta bëjnë më valutë dixhitale.

“Transport publik i integruar, urban dhe ndërurban, me biletë unike 10 euro në muaj. 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës”, tha ai.

Kurti, ndër të tjera, tha se do ta rrisin numrin e çerdheve siç dhe përmendi 100 euro shtesë mbi pensionin bazë për të gjithë gjyshërit që kujdesen për fëmijët.

Ai tha se paga minimale do të rritet në 500 euro gjatë mandatit të ardhshëm.

Kurti përmendi edhe Fondin e sigurimeve shoqërore, siç tha ai, për mbulim të pagesës për pushim të lehonisë, prindëror dhe në rast të humbjes së vendit të punës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit dhe kandidati për deputet, Glauk Konjufca tha se qeverisja e Kurtit është më e mira që ka pasur Kosova.

“I kemi rritur pagat, pensionet, bursat, ekonominë, buxhetin, vetëm opozitën nuk kemi mundur ta rrisim”, tha ai.

“Duhet të dalim të gjithë pasnesër, duhet të dalim secili sepse krejt arritjet shumë të rëndësishme, prej shtesat për fëmijë e për nënat lehona e deri të ndërhyrja e suksesshme në veri, e sovraniteti ynë, janë në fije të penit, në fije të penit janë nëse nuk dalim secili prej nesh pasnesër dhe me mbështetë LVV-në, numrin 118 dhe me bo kryeministër Albin Kurtin për herë të tretë”, tha Konjufca.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen të dielen më 9 shkurt. /KosovaPress/

Etiketa: Albin KurtiSHBA

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
“O sot, o kurrë”/  Opozita ‘paralizon’ sot Tiranën, rrethrrotullimet që do të bllokohen

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia publikon planin e masave/ Ja rrugët që do të bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com