GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Serbia do që të kthejë kohën pas, ndihmohet nga Rusia

18:58 - 29/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti kërkon nisjen e punimeve për rrugën ndërkombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë. Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.

Në sulmin ndaj Policisë në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet thanë se gjatë përleshjeve, tre sulmues po ashtu u vranë. Të premten, NATO, që ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha se do të shtojë forcat e saj në Kosovë.

“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.

Sipas autoriteteve të Kosovës, rreth 30 persona të armatosur sulmuan një patrullë policore afër Banjskës, teksa Policia po tentonte të largonte një barrikadë. Më pas, grupi u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen me Policinë. “Këta persona që ishin të maskuar, ka shumë gjasa… që kanë kontakte dhe komunikim me Rusinë, me Kremlinin”, tha Kurti. “Personat që duan të bëhen si mercenarë të Vagner-it po tentonin të dëmtonin policinë tonë”, tha ai duke iu referuar grupit të mercenarëve rusë që kanë luftuar në Ukrainë.

“Kjo është shkelje edhe për praninë e NATO-s, pasi NATO kujdeset për sigurinë e shtetit tonë”, tha Kurti. “Historia e NATO-s dhe historia e Kosovës janë të ndërthurura”, shtoi ai.

Ende nuk është e qartë se sa trupa të reja do të dërgojë NATO-ja në Kosovë. Rreth 700 trupa u dislokuan nga Turqia në qershor, pasi dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë një përleshjeje me një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës.

KFOR aktualisht ka rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere. Ky mision ka thënë më herët gjatë javës se po monitoron situatën e sigurisë dhe do të ndërhyjë nëse i kërkohet./REL/

Etiketa: Kryesore1Kurti

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Pasi e ndriti me PD-në, Gaz Bardhi i jep zgjidhje Kosovës

Pasi e ndriti me PD-në, Gaz Bardhi i jep zgjidhje Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com