GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti takon Erdogan: Më shumë mbështetje për Kosovën

22:25 - 03/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Kurti takon Erdogan: Më shumë mbështetje për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll. Përmes një reagimi në Twitter, Kurti thotë se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.

“I nderuar që u prita nga Presidenti Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, – shkroi Kurti.

Gjatë konferencës së përbashkët për media Erdogan tha se Turqia do të angazhohet që Kosova të arrijë më shumë njohje. Ai shtoi se Turqia ishte një prej vendeve të para që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

“Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani”, – tha Erdogan.

Erdogan ka shprehur vullnetin e tij që Kosovës t’i ndihmojë edhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës dhe Bashkim Evropian.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona që Kosova ta arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare . Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO, Këshillin e Evropës dhe Bashkimit Evropian”, – ka thënë ai.

Etiketa: ErdoganKurti

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Luizi e Armaldo urinojnë në oborr, plas debati mes Amos dhe Efit

Luizi e Armaldo urinojnë në oborr, plas debati mes Amos dhe Efit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com