GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është “Dragoviç”, mesazhi kërcënues me “kumbulla” për të burgosurin…

16:44 - 03/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është “Dragoviç”, mesazhi kërcënues me “kumbulla” për të burgosurin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kërcënim i paprecedentë ka ndodhur brenda burgut të Bradasheshit në Elbasan, pasi Arben Spahiut, i arrestuar për arsenalin e Armëve të zbuluar tek BMËX6 në muajin Shkurt 2023, i ka mbërritur në qeli një pako postare brenda të cilës ishin futur tre kumbulla dhe tre dardha.

Pakoja vinte nga një person anonim dhe i adresohej jo vetëm Arben Spahiut, por dhe një banori tjetër të asaj qelie, shtetasit Xhafer Deliu.

Ky i fundit njihet në Elbasan si lidhje e ngushtë e Erjon Alibej i arrestuar për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të heroinës.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar ekskluzivisht se Pakoja postare me tre kumblla dhe tre dardha, është përkthyer si një kërcënim nga Arben Spahiu dhe Xhafer Deliu, të cilën kanë nënkuptuar se ishte një mezazh kërcënues për jetën e tyre, se kundërshtarët jashtë burgut po i ndjekin nga pas dhe do i godasin me 3 plumba.

Erion Alibej ( I pari majtas ) Arben Spahiu ( Në mes ), Ervis Daka ( I pari djathtas ) dhe Xhafer Deliu ( Lart )

Me këtë situatë është njohur dhe Policia e Burgjeve, e cila ka referuar rastin në policinë kriminale të Elbasanit, duke ndjekur hetimet në bashkëpunim edhe me prokurorinë e qytetit.

Për rastin është hapur dosja penale me nr. 494 dhe pas gati 7 muaj verifikim, struktura e hetimit të krimeve në policinë e Elbasanit, zbuluan se njeriu që kishte zgjedhur këtë mekanizëm për të futur brenda në burg një pako me mesazh kërcënues, me kumbulla dhe dardha, ishte pikërisht Ervis Daka, i njohur ndryshe në Elbasan me nofkën “Dragoviçi”.

Arrestimi i Dakës, është kryer në muajin korrik 2023 dhe po këtë muaj gjyqtari i Elbasanit Elis Dine, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ervis Daka.

I gjithë operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi njëri nga personat e kërcënuar Arben Spahiu, tashmë i liruar nga burgu, ka hyrë në programin e mbrojtjes shtetërore, pasi kunati i tij, Erjon Alibej, është kthyer në i penduar dhe po bashkëpunon me prokurorët e SPAK, për të zbardhur krimet e rënda në Elbasan.

Tre vite më parë Ervis Daka alias “Dragoviç” u arrestua nga forcat special RENEA. Informacionin për të se në banesë kishte armë e ka dhënë Erion Alibej, tek shefi i sektorit të hetimeve të krimeve në policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Më tej ky i fundit ka kërkuan ndërhyrjen e policisë RENEA duke sjellë arrestimin dhe burgosjen e “Dragoviçit”, të cilit ju sekuestruan dhe armët.

“Dragoviçi”, ka qenë një nga personat e listës së ekzekutimeve të përpiluar nga Erjon Alibej, Arjan Spahiu dhe Nuredin Dumani. Ai njihet si krahu i vëllezërve “Çopja” në Dubai, Talo Çelës dhe Mikael Qoses alias “Keli i Kicit”. /OraNews/

Etiketa: AlibejDragovicElbasankercenimiKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur

Tragjike/ Aksidenti i merr jetën politikanit të njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com