GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush është gruaja që mund të bëhet kryeministrja e parë në historinë e Italisë

12:22 - 03/08/22
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është gruaja që mund të bëhet kryeministrja e parë në historinë e Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Girogia Meloni mund të bëher gruaja e parë kryeministre e Italisë. Meloni është kryetare e partisë ekstremiset të djathtë “Fratelli d‘Italia” , e cila është fuqizuar ndjehsëm gjatë katër viteve të fundit. Aktualisht kjo parti  kryeson me 22%, nga katër përqind më 2018-ën.

Në shtator pritete të zhvillohen zgjedhje të parakohsshme nmë Itali.

Një pllakatë dhe një kurorë e vyshkur të kujtojnë në Via della Scrofa në Romë, jo larg selisë së parlamentit në qendrën historike, luftëtarin e rezistencës antifashiste Alberto Marchesi. Më 1944 ai u ekzekutua nga SS gjermanë në shpellat Adreatine.

Kjo pllakë përkujtimore ndodhet majtas portës së madhe me harqe në palazzo-n e lyer me të verdhë. Majtas saj ndodhet një pllakatë fare e vogël peçiklasi, që tregon selinë e partisë neofashiste “Fratelli d’Italia” në këtë ndërtesë. Një koinçidencë e habitshme kjo e këtyre pllakatave pranë njera-tjetrës.

Në Via della Scrofa 39 që nga viti 1946 kanë pasur selinë partitë neofashiste. Fillimisht lëvizja MSI, pas saj aleanca kombëtare dhe tani Fratelli d’Italia, që është emërtuar sipas vargut të parë të himnit kombëtar të Italisë. Giorgia Meloni, kryetarja e partisë, i ka kushtuar shumë rëndësi të qendruarit në këtë ndërtesë historike, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish-udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Ajo sipas të dhënave të veta ka një qendrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në inervista Meloni thotë, se „diktatori Mussolini ka „qenë një personalitet i shumëanshëm”. Nën Mussolinin ka pasur edhe gjëra të mira, vazhdon të jetë edhe sot mendimi i disa italianëve.

Pak distancë

Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar: “Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar, komplekse, shumë më e ndërlikuar, nga sa ne duam ta tregojmë.” Vetëm kultin e udhëheqësit të fashizmit e refuzon kryetarja e partisë, shkruan ajo më tej. Një simbol i fashistëve është vazhdimisht i pranishëm, kur Giorgia Meloni p.sh. jep konferenca shtypi në selinë e partisë.

Pas saj qendron logoja e Frateli d’Italia: një flakë e stilizuar me ngjyrat italiane. Kjo flakë e përjetshme në kuptimin figurativ flakëron në varrin e Mussolinit. “Unë s’kam asgjë, për t’u shfajësuar në jetën time. Por në një nga tre diskutime televizive më këkrohet të flas për historinë dhe jo për politikën aktuale. Kjo nuk është e drejtë.”

Jo më përshëndetje romake

Në përgatitjet për fushatën e kaluar elektorale Giorgia Meloni i pati udhëzuar anëtarët e partisë së saj në mbledhjet e brendshme që të mos bëjnë më deklarata ekstreme, të mos i referohen më fashizmit dhe në radhë të parë të mos përdorin më „përshëndetjen romake”, “përshëndetjen hitleriane” me dorën e djathtë të shtrirë. Partia që së shpejti mund të nxjerrë kryeministren nga radhët e veta, duhet të dalë prej skajit ekstrem për t’u pozicionuar në „qendrën e djathtë”. Tek e fundit Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 25 shtator do të krijojë një koalicion qeverisës me partitë e djathta „Lega” nën Matteo Salvinin dhe “Forza Italia”, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Synimi i saj është pra një koalicion me fasadën e së djathtës qytetare.

“Që Meloni ka arritur kaq shumë në Itali, kjo ka të bëjë me të gjithë ata, që e zbukurojnë atë. Që nga mediet, që insistojnë ta përkufizojnë Salvinin dhe Melonin si qendra e djathtë, e deri tek Berlusconi e Grillini, që e kanë sjellë atë në pushtet, e po ashtu edhe e majta e çorientuar, që e ka nënvleftësuar dhe legjitimuar atë”, mendon gazetarja spanjolle, Alba Sidera, e cila prej vitesh trajton temën e së djathtës në Itali. “Meloni nuk ka dalë nga hiçi. Prej vitesh ajo përgatitet për t’u bërë kryeministre.”

Funksionare neofashiste

Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në „frontin e rinisë” të partisë neofashiste MSI, për të dhënë një shenjë kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit. Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë “Fratelli d‘Italia”, kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Më 2020 ajo mori edhe kryesinë e grupit të partive europiane “ECR”, ku bën pjesë ndër të tjera edhe partia polake PiS.

Populizëm puro

Me sloganin populist „Së pari Italia dhe italianët!” Meloni do të hyjë tani në fushatën elektorale. Ajo kërkon më shumë të mira sociale për familjet, më pak burokraci europiane, ulje taksash, ndalimin e imigracionit. Ajo dëshiron të rinegociojë kontratat e BE-së dhe antarësimin e Italisë në bashkimin monetar në zonën e euros. Abortet refuzohen prej saj, po ashtu si edhe martesat për të gjithë. Një sekretare për gjuhë të huaja nga profesioni ajo nuk ka përvojë në fushën e ekonomisë dhe politikës së jashtme. Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ka punuar vetëm si deputete dhe funksionare partie.

Radikale e vetëdijshme

Ndaj kritikave të forta lidhur me personin e saj në kampin politik të së majtës, Giorgia Meloni reagon e shpenguar në një artikull në Facebook. Shkrimtarja Ginevra Bompani tha në intervistën për televizionin La7, “Meloni është e matufepsur …ajo është e rrethuar nga nazistët.” Meloni e sulmuar iu përgjigj në Facebook, se i vjen keq që gjithmonë e paraqesin „si gruaja e zezë”.

Kundërshtarët e saj janë thjeshtë janë të dëshpëruar, që ajo është kaq e suksesshme. Është qesharake, thotë ajo, të më vendosësh mua në kontekst me Mussolinin, Hitlerin apo Putinin. “Unë në fakt mbështes Ukrainën”, thotë Meloni. Në një intervistë televizive ajo u rekomandoi kritikëve të saj, që të marrin si shembull Francën apo Gjermaninë. Atje partitë populiste të djathta janë të suksesshme dhe askush nuk ka bërë skandal për këtë. “Përse duhet të funksionojë ndryshe në Itali?” Në Gjermani Meloni i referohet partisë AfD, që ndonëse ka humbur elektorat në zgjedhjet e fundit është e përfaqësuar me dhjetë përqind.

Në Europë kryetarja e “Fratelli d’Italia” synon që Italia të drejtojë për ta reformuar BE-në në një union ekonomik më të çlirët. Presidenti i Francës Emmanuel Macron është dobësuar, pasi i mungon shumica në parlament. Kancelari gjerman Olaf Scholz është i pasigurtë, u shpreh së fundi në një intervistë me RAI-n, Giorgia Meloni. Scholz nuk ka të njëjtën forcë si paraardhësja e tij Angela Merkel, thotë ajo. Ndaj ajo lë të kuptohet, se synon të japë drejtimin. Meloni është e martuar me një gazetar televizioni, i cili tregon kujdes për të krijuar imazhin e saj të ri serioz./DW

Etiketa: Italikryeministre

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Tragjedia në Himarë, zbulohet VKM-ja që akuzon gjysmën e qeverisë

Tragjedia në Himarë, zbulohet VKM-ja që akuzon gjysmën e qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com