GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kush është Jakov Milatoviç, presidenti i ri i Malit të Zi

07:54 - 03/04/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është Jakov Milatoviç, presidenti i ri i Malit të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar”, tha presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në fjalimin e tij të parë paszgjedhor.

Gjukanoviç ka uruar Milatoviç për fitoren

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha Gjukanoviq.

Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka uruar Millatoviqin për fitoren.

Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”.

Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, 71 për qind e votuesve votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, apo rreth 383.3 mijë votues.

Të drejtën për të votuar e kishin 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vetëm 1.777 votues.

Kush është Jakov Milatoviç?

Jakov Millatoviç u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986. Ishte po ai vit që Gjukanoviçi iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, që më pas i shërbeu si trampolinë për postin e presidentit dhe kryeministrit në periudhën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.

Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviç kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviçit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake në vitin 1990.

Pothuajse një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë, dhe rreth dy e treta adhurojnë krahun lokal të Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet me Beogradin janë ulur gjerësisht që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia më 2006, por çështjet lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe kulturën e përbashkët janë ende pika të nxehta të debatit.

Milatoviç la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe ishte një prej “12 dishepujve” – ashtu siç i kishte quajtur Krivokapiç – në qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe. Negociatat për koalicionin qeverisës u mbajtën në Manastirin Ostrog, për të vënë në pah kredencialet pro-serbe dhe pro-kishës të qeverisë së formuar.

Në qeveri, Milatoviç shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiç.

Që të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.

Spajiç dhe Millatoviç ishin arkitektë të një skeme stimuluese dhe të reformave që pjesërisht rritën pagat, duke hequr kontributet nga skema e kujdesit shëndetësor në mes të pandemisë së koronavirusit. E quajtur si “Evropa Tani”, plani tregoi rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale – nga 222 euro në 450 euro – dhe duke rritur pagën mesatare nga 530 euro në 670 euro.

Kritikët kanë thënë se këto veprime ranë ndesh me premtimin e Millatoviçit se qeveria ishte e “përkushtuar për reforma strukturore” dhe këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit. Milatoviç për dështimin e reformave ia ka lënë fajin mungesës së vullnetin politik, që sipas tij ka penguar po ashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Por, nisma Evropa Tani u dha mbështetje të madhe popullore të dy nismëtarëve të saj.

Duke kritikuar ashpër epokën e Gjukanoviçit, Milatoviç u mburr se “kjo është rritja e parë e rëndësishme e standardit të jetesës [në Mal të Zi] në 30 vjetët e fundit”. Ai sugjeroi po ashtu se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.

Qeveria Krivokapiç nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në shkurt të vitit 2022. Mocioni u ngrit pas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 nga një ministër malazez. Megjithatë, kjo qeveri qëndroi në detyrë deri në prill të atij viti.

Në qershor të vitit 2022, Spajiç si kryetar dhe Millatoviç si zëvendës i tij, krijuan një parti të re politike, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me agjendë kundër korrupsionit, të quajtur Lëvizja Evropa Tani.

Në tetor të vitit 2022, me Millatoviçin që udhëhiqte listën e partisë së tij, Evropa Tani në Podgoricë – qytet ku jeton një e treta e banorëve të Malit të Zi – fitoi 21 për qind të votave, duke premtuar se do të modernizojë fuqinë punëtore dhe do të sjellë prosperitet ekonomik.

Spajiç, që është serb, njoftoi për planet e tij për të sfiduar Gjukanoviçin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë.

Por, Millatoviq shpejt zuri vendin e tij dhe garoi në zgjedhje.

Si kandidat, ai ka përdorur përvojën e tij në ekonomi dhe ka mbështetur rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut.

Ai, po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.

Kundërkandidati i tij, Millo Gjukanoviç, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

 

Etiketa: Kryesore1Mali i ZimilatovicPresident

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Arrestohet ish-futbollisti, u zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen e prokurorit të Sarandës

SPAK: 5 mijë persona u vunë në përgjim më 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com