GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është miku i Veliajt që proteston kundër Ramës?

08:26 - 15/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është miku i Veliajt që proteston kundër Ramës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre Kryebashkiakë grekë morën pjesë në protestën e organizuar në pedonalen e Himarës pasditen e së hënës, nga ku u kërkua lirimi i Fredi Belerit nga paraburgimi dhe lejimi i tij për marrjen e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Mes kryebashkiakëve grekë ishte edhe Kostas Bakoyannis, kreu i Bashkisë së Athinës, i cili përcolli mesazhe të prera dhe të qarta për Kryeministrin Edi Rama.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara e ka zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe  e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Por kush është Bakoyannis, kryebashkiaku i Athinës që protestoi në Himarë kundër Edi Ramës?

Në Shqipëri ai njihet si miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës. Edhe gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet bashkiake, Veliaj nuk nguroi disa herë të përmendë emrin e Bakoyannis, teksa fliste për investimet që kishte bërë Bashkia e Tiranës në zonën e Farkës.

Madje, Bakoyannis nuk ka nguruar që pak javë përpara zgjedhjeve të 14 majit të përcjellë një mesazh mbështetës për Veliajn, i cili garonte për një mandat të 3-të për qeverisjen e Tiranës.

“Përshëndetje nga Athina! Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin!”, shprehej Bakoyannis në mesazhin e tij.

Në anën tjetër, Veliaj në takimet e tij elektorale, vazhdimisht përmendte emrin e kryebashkiakut të Athinës, të cilin më parë e kishte nderuar edhe me “Çelësin e Qytetit”.

Por duket se ajo çka ndodhi me Himarën, arrestimi i Fredi Belerit dhe mbajtja e tij në paraburgim, ka bërë që Bakoyannis këtë rradhë të vijë në Shqipëri jo më si “mik i ftuar” nga Veliaj, por si një protestues, kundër Edi Ramës. Natyrisht që Veliaj, pavarësisht miqësisë që mund të ketë me Bakoyannis, nuk mund të ndalojë këtë të fundit të protestojë kundër Kryeministrit Rama, aq më tepër kur ky i fundit e ktheu në personale luftën me Fredi Belerin, deri sa e arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Etiketa: bakoyannisbeleriRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Zbulohet detaji tronditës në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares

Krim në familje, vëllai vret vëllanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com