GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kush janë deputetët pas firmës “Omnix Albania” në Gjirin e Lalëzit?

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandalet e Gjirin e Lalëzit bëjnë bashkë të korruptuarit e PS-së dhe PD-së. Vulën ia ka vënë Rama më datë 18 korrik 2022 me një vendim të Komiteti të Investimeve Strategjike. Bëhet fjalë për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit”. Këtë titull e ka marrë subjekti “Omnix Albania”. Në pronësinë e kësaj firmë oligarkë dhe politikanë shqiptarë.

 

 

Në fakt, historia për këtë resort starton që në kohën kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha.

Leja e ndërtimit për resortin 180 milionë euro u miratua nga Këshillit Kombëtar të Territorit. Por pas saj, nuk u bë publik as emri i kompanisë investuese dhe as vendi ku do të ngrihej resorti.

Historia e këtij projekti, u bë e njohur në Shtator të vitit 2016, kur administratori i Omnix Albania, libanezi me pasaportë amerikane Faadi Mitri do të rrihej barbarisht me sende të forta nga 3 persona në rrugën e aeroportit të Rinasit. Ngjarja pasoi largimin e tij dhe të kompanisë nga Shqipëria.

Asaj kohe ai ka thënë pas ngjarjes se sulmi është formë presioni që të ndërpresë investimin te Gjiri i Lalzit. Por hetimet e policisë ishin të cunguara , megjithëse autorët u bënë të njohur. Kështu që investitori nga Katari u largua përfundimisht nga vendi ynë duke lënë në mes shumë investime, përfshirë edhe projektin e resortit në fjalë.

Por, me sa duket tani po dalin në dritë shkaqet për rrahjen e biznesmenit nga Katari. Krimi dhe oligarkët janë gjithnjë pjesëmarrës tek torta e madhe që përgatit qeveria. Tashmë PS e PD duket se janë bërë bashkë në këtë pikë dhe po hapin sërish projektin për ndërtimin e këtij resorti.

Kështu me vendimin e 18 korrikut 2022, qeveria Rama i ka dhënë sërish dritën titullin investitor firmës “Omnix Albania”, pas të cilës qëndrojnë edhe disa politikanë shqiptarë, të majtë e të djathë.

Nga një shqyrtim i dokumenteve në QKB rezulton se kjo kompani ka ortakë: Jamal Abdulsalam Mabuissa, me 33 përqind; “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskaj, djalit të Valentina Leskajt, me 35 përqind. “Klar”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, me 20 përqind. Dhe “RDA Petrol”, në pronë pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj, por që pas saj qëndron deputeti i PD, Fation Veizaj.

 

Pikërisht këtu nis loja

Resortin në Gjirin e Lalëzit, tashmë më vlerë të rritur në 210 mln euro, do ta ndërtojnë politikanë që marrin paratë tona.

Sikur e përmendëm më lartë një nga kompanitë ortake është “RDA Petrol”, në pronë pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj.  Kjo kompani ka marrë 70% të aksioneve nga  libanezi Jamal Mabuissa në vitin 2021. Në atë kohë, “RDA Petrol” ishte në pronësi 50 përqind të deputetit demokrat të qarkut të Vlorës, Fation Veizaj.  Ky i fundit në korrik të këtij viti, ia kaloi aksionet  djalit të motrës, Evis Latifaj, për të fshehur gjurmët e veta.

 

Kush është Fation Veizaj

Fation Veizaj është një emër shumë i njohur  si për institucionet e drejtësisë, për mediat, edhe për qytetarët. Ai është deputet i PD-së në qarkun Vlorë. Ka qenë administrator i ARMO nga 8 gusht të 2013 deri në 2014, kur bëhej kontrabandë nafte. Shpesh ai bashkëpunon me dhëndrin e Fatmir Xhafajt për ndërtimin e kullave përmes firmës “ARLIS NDËRTIM” sh.p.k”. Kjo kompani është në pronësi të Armando Lilos që është kunati i Fatmir Xhafës.

Deri në vitin 2021, Veizaj ka qenë ortak me 66.3% të aksioneve në këtë kompani. Me këtë kompani, Veizaj ka marrë edhe  projektin blloku “Square-21” me pallate 10-11 kate te Ish-Parku. Erjon Veliaj dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt i dhuruan 5903,39 m2 lulishte me letra pronësie false, plus 4400 m2 ngjitur.

Gjithashtu, kjo kompani ku ka aksione Veizaj ka marrë pjesë edhe në ndërtimin e projektit ‘Syri i Tiranës’. Ku janë bërë 7 kate pa leje dhe nuk është ndëshkuar askush. Kjo firmë, për shkak se pronari zyrtar Armand Lilo, është subjekt i OFL, ushtron aktivitet duke vepruar me të njëjtin biznes, por me 3 emra: “Arlis shpk”, “Arlis Ndërtim shpk” dhe “Arlis Construction shpk”, duke penetruar dhe me tatimet, për të cilat do të flasim në vijim. Ku në të tria ka dorë edhe Fation Veizaj.

Veizaj rezulton se ka në pronësi mbi 1.6 milionë m2 tokë në Jug të vendit, ku nuk dihet se në çfarë forme i ka marrë dhe se cili personazh mund të fshihet pas tij. Ai ka qindra mijëra m2 tokë në Radhimë, Orikum, Vuno, etj., pikërisht në zonat më të lakmueshme.

Kush është Kujtim Kale?

Kujtim Kale është gjithashtu një nga pronarët e firmës “Arlis Ndërtim shpk”, që do të ndërtojë resortin në Gjirin e Lalëzit. Madje pjesë e saj ka qenë edhe biznesmeni Dorian Kale, lidhje familjare me Kujtim Kale. Të dy ata, sëbashku me Fation Veizajn kanë hapur disa kompani me të cilat operojnë në treg  si pjesëmarrës në tenderë të shumtë.  Përmendim këtu firmën “EXCHANGE LINE” dhe “ORIGO HYDROPOËER”, të cilat  administrohen nga Kujtim Kale, por në to ka aksione edhe Veizaj.

Veizaj dhe Kale kanë në pronësi edhe kompani të tjera.” DEA HYDROPOËER” është firma me pronësi të “RDA Petrol” 90%,  5% Dorian Kale dhe 5% Fation Veizaj. Përmendim edhe firmën R.E.C shpk (RENEëABLE ENERGY CONSULTING SHPK) në pronësi të këtyre dy të fundit. E pra, siç duket, Kujtim Kale është një biznesmen i afërt me politikanët e PD. Gjithsesi ky arrin të fshehë oligarkët e vërtetë me një numër kompanish zinxhir që ka në pronësi.

 

Kush është Arian Laskaj?

Arian Leskaj është një tjetër biznesmen që ka aksione në kompaninë “Omnix Albania” për ndërtimin e resortit. Ai merr pjesë me firmën “Matriks Konstruksion” me 35 përqind të aksioneve. Por, edhe ky nuk është një biznesmen i thjeshtë, por ka lidhje të forta me politikën. Arian Leskaj është djali i deputetes së PS, Valentina Leskaj.

Por, jo vetëm kaq ai është edhe mik i vjetër me Kryeministrin Rama. Arjan Leskaj, sëbashku me vëllain e tij janë përfshirë në shumë skandale me tenderët. Kryesisht ka qenë Partia Demokratike që ka denoncuar kontratat që ata kanë firmosur të mbrojtur nga manteli i nënës. Sakaq, do të përmendim këtu tenderin që bëri bujë në 2015. Bëhet fjalë për koncesion e hekurudhës Ballsh- Vlorë për 25 vjet në duart e Arjan Leskajt.

Epo, sikur duket, PS dhe PD bëhen bashkë kur bëhet fjala për pronat strategjike në bregdet. Kështu ia dolën të largojnë investitorët e huaj dhe të marrin projektin në kthetrat e tyre.

Lexo edhe: “Goditet” Kadastra e Durrësit, arrestohen 5 zyrtarë me prona në Gjirin e Lalëzit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Arjan leskajFatyion VeizajGjiri i LalezitRDA Petrol”tenderaValentina Leskajvideom

Lajme të lidhura

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë
Breaking Views

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Para
Pularia, makina, toka…, ‘Beqirit të drogës’ i konfiskohen pasuritë

Pularia, makina, toka..., 'Beqirit të drogës' i konfiskohen pasuritë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Breaking Views

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26

Lexo më shumë
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet