Dy mjekë dhe një infermier të spitalit të Fierit cilët ndihmuan Nuredin Dumanin, i cili fshihej në një apartament në Fier, pasi mbeti i plagosur me gjatë një përplasjeje me armë në Papër të Elbasanit janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia.
Mësohet se mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, kurse infermieri është Bledi Bërdalli. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumamin por pa e ditur se kush ishte.
Arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit. Gjithashtu bashkë me Dumanin u arrestua dhe Hekuran Hoxha, i cili u gjet i armatosur si dhe dyshohet se ishte ai personi që ndihmoi Dumanin të largohej nga vendngjarja.
Discussion about this post