GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush janë liderët që nuk do të lejohen të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë liderët që nuk do të lejohen të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga ceremonitë më të organizuara në dekada është funerali i mbretëreshës Elizabet. Aty do të mblidhen anëtarët e familjes së saj dhe politikanët nga i gjithë globi.

Mësohet se 500 krerë shteti dhe personalitete të huaj kanë marrë festë për të qenë të pranishëm. Teksa lista e të ftuarve nuk është konfirmuar, ja çfarë dimë deri më tani se kush pritet të marrë pjesë, kush ka të ngjarë të jetë në listë apo dhe kush nuk do të vijë, sipas asaj që shkruan BBc. Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman nuk pritet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmin e dha për Reuters një burim i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Burimi tha se ndryshimi i qëndrimit është bërë nga vetë sauditët.

Grupet e të drejtave të njeriut kishin kritikuar vendimin për të ftuar Princin e Kurorës, i cili është sundimtari de fakto i Arabisë Saudite. Princi, i njohur si “MBS”, është akuzuar nga inteligjenca perëndimore se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ai e mohon akuzën. Por ai është konsideruar si një i padëshiruar në Perëndim pas kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka qenë në Britani që nga vrasja e gazetarit brenda Konsullatës Saudite në Stamboll.

Burime pranë Ambasadës Saudite konfirmuan më herët se Princi i Kurorës do ta vizitonte Londrën këtë fundjavë. Tashmë duket se plani ka ndryshuar për shkak të reagimeve. Megjithatë Princi Turki al-Faisal, një tjetër mbretëror i lartë saudit, pritet të marrë pjesë në funeralin në vend të tij.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ftesa për Mohammed Bin Salman anashkalonte historinë e tmerrshme të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Një ftesë për Kinën shkaktoi gjithashtu polemika. Kjo për shkak të trajtimit të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë në Xinjiang. Kina ka konfirmuar se do të dërgojë zëvendëspresidentin e saj, Wang Qishan, në funeral.

Kush nuk është ftuar?

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar në ceremoni. Kjo pasi Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende. Askush nga Rusia, Bjellorusia dhe Myanmar nuk është ftuar gjithashtu.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai “nuk po e mendonte” pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës.

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë. Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike edhe në Mianmar që nga një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar. Koreja e Veriut dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorë dhe jo krerët e shteteve.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
“Ka pushtet më shumë se Ramiz Alia”, Berisha akuza Ramës: Shqipëria është rikthyer ne diktakturë

“Ka pushtet më shumë se Ramiz Alia”, Berisha akuza Ramës: Shqipëria është rikthyer ne diktakturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com