GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush po e pengon reformimin e PD-së?

12:39 - 28/05/23
në Aktualitet, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ergys Mërtiri: Basha terhiqte dy gjyle, Berishën dhe Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ergys Mërtiri

Në vend që të fillojnë urgjentisht hapjen e garës për të zgjedhur liderin e ri dhe për ti hapur rrugë reformimit dhe ringritjes së PD-së, disa deputetë, po kërkojnë shtyrjen e procesit. Ata pohojnë se PD-së i duhet kohë të reflektojë për të bërë zgjedhjet e duhura.

Interesante është se në këtë krah janë rreshtuar pikërisht ata deputetë që, prej kohësh tashmë, kacavirren me një dorë në PD dhe një dorë në BF, duke pritur të shohin nga do anojë kandari, për tu hedhur në varkën që shpëton pa u mbytur. Por në fakt, kështu ata vetëm po i mbysin të dyja.

Ishin ata që në zgjedhjet e 14 majit penguan PD-në të dalë me kandidatë, nuk dolën të bëjnë fushatë për partinë e tyre në ato pak zona ku arritën të kenë kandidatë, madje, një pjesë prej tyre, dolën hapur në fushatë për kandidatët e BF-së, me justifikimin se duhen bashkuar forcat kundër Ramës. Në fakt, ata u sakatuan “të bashkuar” përballë Ramës, pikërisht sepse, siç e kam thënë gjithmonë, Rama nuk mundet me unitet kalbësirash, por me moral, kredibilitet dhe vizion politik.

Sot, ata vonojnë procesin e hapjes së partisë duke rikërkuar bashkimin shterp midis dy grupeve politike të ndara tashmë për vdekje, ndërsa nuk vërejnë se 250 mijë votues të djathtë u kanë kthyer shpinën duke mos dalë të votojnë. Në vend që të punojnë për të prodhuar një ofertë për këta votues, ata artikulojnë qendrime politike që e mbajnë opozitën në statusquo-në e batakut ku ka rënë e ku e zhytën ata vetë dhe Saliu në anën tjetër.

Të pengosh dhe vonosh hapjen e procesit të garës për kryetar dhe të reformimit të partisë është një krim ndaj opozitës. Nuk iu mjaftoi një vit e kusur në pasivitet të plotë, pa organizim, pa aktivitet, pa lidership, pa asnjë përpjepkje për ta mbajtur gjallë atë parti, por, edhe tani kur është momenti deciziv për ta risjellë atë në jetë, ata prapë kërkojnë kohë!

Deri tani, duke kërkuar kohë, ata vetëm kanë humbur kohë dhe, për pasojë, ai që e ka fituar këtë kohë ka qenë vetëm Berisha, i cili ka arritur t’ua marrë strukturat pak e nga pak, t’i sulmojë egërsisht me akuza e shpifje nga më banalet, ti paralizojë e neutralizojë politikisht duke i shndërruar në një grupim të traumatizuar e pa peshë politike.

E megjithatë, edhe kështu e sakatuar, pa organizim, pa lidership definitiv, pa para, pa media, pa fushatë, pa ofertë politike e madje pa dalë fare nga shtëpia, të sulmuar, linçuar, tallur e përqeshur, nga media oligarkike dhe e gjithë armata e portaleve, analistëve, memexhinjve të rekrutuar kundër tyre, sigla e PD-së zyrtare arriti të marrë 100 mijë vota, përballë 246 mijë votave të Berishës dhe Metës bashkë. Pra diferenca me Berishën, duket fare e vogël duke llogaritur që LSI-ja mori 100 mijë vota në zgjedhjet paraardhëse në momentin e saj më të dobët historikisht.

Këto 100 mijë vota, si dhe mbi 250 mijë të tjerat që munguan në votime (pa llogaritur këtu elektoratin gri), janë qartazi antiberishiste dhe çdo përpjekje për t’ua kthyer atyre shpinën, në këmbim të përfitimeve dylekëshe në lojën e vogël me dy porta me foltoren, është thjesht maskarallëk politik. Opozita sot ka shansin të ringrihet duke hapur garën për një të ardhme të re politike, të distancuar nga Berisha dhe berishizmi, i cili është i destinuar të shuhet.

Kjo është e vetmja mundësi për të pasur një ofertë politike serioze dhe e vetmja mënyrë për të pasur një identitet politik për këtë grupim. Në të kundërt, opozita rrezikon të shkatërrohet e thërmohet duke i dhënë pushtet të përjetshëm një qeverie kaq të korruptuar sa kjo. Ky është treni i fundit humbja e të cilit do të shkatërronte përfundimisht ringritjen e saj.

Etiketa: MertiriPDZgjedhje

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Do të zyrtarizohet te Barcelona

Do të zyrtarizohet te Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com