GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush është Jean-Yves le Borgne, avokati francez i Berishës?

14:03 - 21/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Jean-Yves le Borgne, avokati francez i Berishës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp njoftoi se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Kjo pas vendimit të Blinken-it, i cili të mërkurën e 19 majit e shpalli Berishën dhe familjen e tij persona non grata.

Që në fillim të konferencës, ai bëri me dije se “kam autorizuar avokatin tim që të ngrejë një padi direkte për sekretarin e shtetit, Anthony Blinken, për shpifje publike, në Gjykatën e Parisit”.

Po kush është Jean-Yves le Borgne?

Sipas mediave franceze, ai është një prej avokatëve më të njohur dhe më të shtrenjtë në Francë.

Zotëron një master në juridiksion dhe avokat që nga viti 1973, ai gjithashtu ka një diplomë bachelor-i në filozofi.

Mes avokatëve të brezit të tij, profili i tij mbetet ultraklasik.

Ai është anëtar i Këshillit të Avokatisë që nga viti 1992, ish-president i Shoqatës së Avokatëve Penalë dhe, që nga viti 2010, nënkryetar i Parisit.

Avokati i Berishës është protagonist i shumë çështjeve me profil të lartë.

Në vitet 1990, ai shquhet për mbrojtjen e suksesshme të Jean Chirac nga akuzat për korrupsion si kryetar i Bashkisë së Parisit.

Ish-ministri francez, Eric Woerth, u mbrojt nga Le Borgne.

Ai ishte pjesë e dosjes Bettencourt, e njohur si historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-presidentit Sarkozy.

Le Borgne ka qenë avokat mbrojtës i biznesmenëve të mëdhenj, si ish-bosi i Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Por, një nga dosjet më të njohura të tij është ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili.

Edhe pse u pyet dy herë nga gazetarët, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes se sa do të kushtojnë shërbimet e këtij avokati?                                                                                                                                                 

Etiketa: Avokat Popullitfrancezjean-Yves le BorgneSali Berisha

Lajme të lidhura

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Para
“Kur të dalësh jashtë, do të ta pres gjuhën”, përfaqësuesi i PD denoncon në KAS: Vëzhguesja e PS kërcënoi një nga tanët

“Kur të dalësh jashtë, do të ta pres gjuhën”, përfaqësuesi i PD denoncon në KAS: Vëzhguesja e PS kërcënoi një nga tanët

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com