Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë.
Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të parashikimeve për motin, është vendosur ndalimi i dhënies së lejeve të nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit nga mëngjesi i së premtes.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike pritet prej mëngjesit të së dielës.
Discussion about this post