GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja mblidhet nesër: Rama nën presion për pezullimin e Ballukut

17:20 - 01/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtetuesja mblidhet nesër: Rama nën presion për pezullimin e Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.

Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.

Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit.

Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.

“Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN

Lajme të lidhura

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi
Aktualitet

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi

10:15 - 27/12/25
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Aktualitet

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

09:59 - 27/12/25
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)
Aktualitet

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

09:45 - 27/12/25
Para
Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi
Aktualitet

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi

10:15 - 27/12/25

Moska ka gjasa të ketë stacionuar raketa balistike hipersonike me kapacitet bërthamor në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore, një...

Lexo më shumë
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

09:59 - 27/12/25
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

09:45 - 27/12/25
Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë

09:26 - 27/12/25
Vidheshin dhe shiteshin informacione personale tek hakerat, FBI dhe SPAK arrestojnë administratorin e “RYDOX”

Alarm kibernetik në Shqipëri: 115 shkelje digjitale në një vit, qytetarët më të rrezikuarit

09:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com