GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja pranon padinë e PD për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Gjykata të mbrojë interesin publik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja pranon padinë e PD për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Gjykata të mbrojë interesin publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, pret që Gjykata Kushtetuese të hedh poshtë ligjin që lejon ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Pas pranimit Nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së 37-deputeëve të PD-së për rrëzimin e ligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa thekson se kjo gjykatë duhet të vendosë në përputhje me Kushtetutën dhe të mbrojë interesin publik.

“Padia e bërë nga 37 deputetë të PD në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjeve në Zonat e Mbrojtura është pranuar nga kjo gjykatë. Pres që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura. Ligji i Zonave të Mbrojtura ka shkelur Kushtetutën në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre”, tha Zhupa në një deklaratë për mediat.

Sipas Zhupës, ligji për zonat e mbrojtura është në shërbim të interesave të grupeve të lidhura me pushtetin, duke cenuar shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.

“Zhvillimin e qëndrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak”, tha ajo.

Zhupa ka shtuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje në të gjitha nivelet institucionale, brenda dhe jashtë vendit.

“Marr angazhimin në emër të PD, dhe si përfaqësuese e PD në atë gjyq dhe në atë seancë që do të jetë më pas do të jetë seancë publike, është që ne nuk heqim dorë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat institucionale brenda vendit dhe jashtë që këtë ligj ta ndalojmë dhe ky ligj të mos jetë një ligj me të cilin funksionojnë Zonat e Mbrojtura në Shqipëri”, përfundoi ajo.

Etiketa: Gjykata KushtetueseIna ZhupaKushtetuesjaligji per zonat e mbrojturaPDzonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Votimi i diasporës, ja sa emigrantë kanë shprehur interes për zgjedhjet e 11 Majit

Votimi i diasporës, ja sa emigrantë kanë shprehur interes për zgjedhjet e 11 Majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com