GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë e LSI për Korporatën e Investimeve Shqiptare

13:25 - 29/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Sandër Beci emërohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos e marrë në shqyrtim padinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kërkonte shfuqizimin e ligjit Për Korporatën e Investimeve Shqiptare, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi është marrë në datën 28 mars, pavarësisht pretendimeve të LSI-së se ligji cënon lirinë e pronës. Kundër këtij ligji u shpreh edhe Komisioni i Venezias, Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Europës dhe Banka Botërore, por asnjë nga këto nuk e ndaloi qeverinë ta miratojë.

“Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm. Përjashtimi i Korporatës nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik, mënyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit të saj, mospërcaktimi i qëllimshëm i rolit të shtetit si rregullator në këtë ligj dhe dhënia e pozitës dominante në treg, shkel shumë parime të rëndësishme të demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, tregut të lirë e konkurrencës si dhe barazisë në ligj e përpara tij, parime të cilat garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, shprehej LSI.

Korporata e Investimeve Shqiptare është krijuar me ligjin e fundit të vitit 2019. Është krijuar si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione.

Etiketa: KushtetuesjaLSI

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Sesioni i ri parlamentar nis me ardhjen e Erdogan, Berisha kthehet në Kuvend

Zelensky, mesazh në parlamentin shqiptar/ Nxirret urdhri për seancën e posaçme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com