GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për ligjin e pronave

17:46 - 09/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vakancat në Kushtetuese/ Me Dovranin dhe Ibrahimin, publikohet lista e kandidatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndryshimet që Qeveria i ka bërë ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Gjykata në mbledhjen e ditës së enjte vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga Komunitetit Mysliman, duke pranuar se disa nga nenet e miratuara me propozimin e qeverisë në ligjin e trajtimit dhe kompensimit të pronave ishin në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

KMSH iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, pasi Kuvendi miratoi ndryshimet e kërkuara nga Qeveria, duke kërkuar shfuqizimin e nenit që përcakton metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Më poshtë gjeni të detajuara nenet përkatëse që bien ndesh me Kushtetutën.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 08.11.2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen me nr. 18 (K) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1, 2 dhe 5 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenet 32 dhe 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenet 11, pika 3, shkronja “f”, 26 dhe 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,

VENDOSI:

Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike.

Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””.

Etiketa: Kryesore1ligjipronatqeveria

Lajme të lidhura

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg
Aktualitet

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve
Aktualitet

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Para
Hetimet e SPAK, reagon Fatmir Mediu: S’i kam çuar letër Rulit…

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin, Mediu: Zero përgjegjësi, kam respektuar vendimet e Shtabit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg
Aktualitet

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi aktivitetin në Palma de Gandia...

Lexo më shumë
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

20:42 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com