GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kushtetuta të mbron, qeveria të dënon

08:56 - 27/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuta të mbron, qeveria të dënon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçit, sipas të cilit “shqiptarët që kalojnë me gomone nga kufiri i Francës për në Angli do dënohen në Shqipëri me 4 vite burg”.

E mora si shaka vere, madje diku edhe komentova me shaka, “po të mos shkojnë me gomone janë në rregull dmth?”. Por prap ideja ideja se mund të dënosh shtetas shqiptarë që nuk kanë shkelur asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë në territorin e saj nuk mund të mos analizohet.

Rrëmova në Kushtetutë si fillim dhe ndesha nenin 8 të saj ku thuhet: “Republika e Shqipërisë mbron shtetasit e saj me banim jashtë territorit..”

Pra Republika i mbron, por Çuçi dënon?! Sikur nuk shkon!

Po i lë mënjanë sensibilitetet që burojnë nga analiza e shkaqeve pse shqiptarët ende rrezikojnë nëpër gomone. Dua të analizoj vetëm aspektin ligjor.

Ligjet e Shqipërisë, ashtu si ligjet e çdo vendi tjetër nxirren e zbatohen në teritorin e saj. Ky është parim i njohur i drejtësisë botërore. Pikërisht për shkak të këtij parimi, bota ka shpikur ekstraterritorialitetin, pra harmonizimin e zbatimit të ligjeve pavarësisht territorit. Por parimi i ligjit të shtetit në territorin e tij është ende solid.

Dmth, ta thjeshtoj pak, nëse një shtetas shqiptar shkel një ligj në një shtet tjetër, ai dënohet për shkeljen në atë shtet sipas ligjeve të tij dhe jo në Shqipëri,sepse shkeljen nuk e ka bërë këtu.

Pastaj vuajtja e dënimit mund të bëhet edhe këtu, por nuk mund të dënojet këtu për një shkelje që se ka bërë këtu.

Pra ata të gomoneve kanë shkelur ligjet e Francës ose të Anglisë jo ligjet e Shqipërisë. Ata janë të dënueshëm nga ligjet e atyre vendeve për shkeljet që mund të kenë bërë. Ata shtetas nuk kanë shkelur rregullat e kalimit të kufirit Shqiptar ndaj nuk ke se si i dënon.

Si ti dënosh këtu, pa u dënuar në vendin ku kanë bërl shkelje?!!! Me çfarë procesi ligjor që të jetë i rregullt? Me çfarë ligji?

Tani çfarë propozon Çuçi, një ligj penal në Shqipëri që mbron kufirin detar Francë-Angli?!

Seriozisht?!

Në cilin standard botëror e bazojnë?!

Vetëm shtetet pushtuese imponojnë ligjet e tyre në një shtet tjetër. Por imponojnë ama…

Mbrojini Shqiptarët se ju urdhëron Kushtetuta dhe jo kufinjtë e botës, o zotërinj pusht-etarë!

I mbrojnë vetë kufinjtë ata. Ruani kufinjtë tonë se i keni han pa porta.

Etiketa: AngliÇuçiFrancegomoneligjmanjani

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Hapet tenderi për ndërtimin e bazës së NATO-s, qeveria jep 3.8 mln euro

Raporti i NATO-s: Rusia po tërheq avionët luftarakë nga Krimea

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com