GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…

08:15 - 19/01/25
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthehet kutia e ‘Pandorës’ në shtëpi.

Egli ka qenë banorja e cila ishte përzgjedhur për këtë kuti, të cilën ajo e hapi dhe përfitoi një udhëtim çift që tha se do të shkonte me mamanë e saj.
Por pas çdo të mire ka edhe një të keqe!

Sipas kutisë, Eglit iu kërkua të çonte dy banorë në nominim kokë më kokë. Por cilin banor zgjodhi ajo?

Ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

Egli: Po.

Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.

Egli: Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkoj me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë.

Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

Egli: Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund ti bëj.

Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.

Egli: Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.

Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten.

Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?

Egli: Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?!

Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin.

Ledioni: Egli bën zgjedhjen e saj, televotimi është mes Eglit dhe Xumit.

Egli: Jam shumë e hapur të shkoj në shtëpi, vetëm që të mos e ndjej këtë presion që po ushtrohet sepse për diçka që kam vendosur ta mbyll me dashamirësi kam ende komente dhe presion edhe sot e pas një muaji. Nëse duhet të shkoj njëri prej nesh, unë fus veten time në këtë votim. Le të dalë të martën.

Ledioni: Duhet të zgjidhni një mes Eglit dhe Xumit, pyetja është ndryshe këtë herë: Kë doni të largoni?

Egli: Mund ta kisha çuar Xumin në televotim me këdo sepse unë veten time këtu nuk e shoh për lojtare shumë të fortë, megjithatë mora këtë vendim pasi dua që të vihet drejtësia nga e vetmja dorë që këtu ka të drejtën të vërë drejtësi, që është publiku.

Etiketa: eglanominim

Lajme të lidhura

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit
Show Biz

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Show Biz

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Para
Ja kush është i eliminuari në  BBV4, refuzon të përcillet nga banorët

Ja kush është i eliminuari në BBV4, refuzon të përcillet nga banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com