GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvend, debat për votën e diasporës/ Berisha: Njihni votimet me ID të huaja, Rama po saboton votën e emigrantëve!

18:18 - 30/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha- Spiropalit: Ty të duan në hell, por ky nuk është preokupimim im…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdojnë debatet në Kuvend në lidhje me votën e diasporës. PD e PS akuzojnë njëra tjetrën se po përpiqen të sabotojnë këtë proces. PD duket se kushtëzon votën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me votimin e amendamentit të tyre që u njeh votimin me pasaportë apo dokumente biometrike të vendit ku jetojnë nëse nuk kanë një dokument shqiptar.

 

Kreu i PD Sali Berisha, teksa ka folur për votën e diasporës në Kuvend, u shpreh se emigrantëve që u ka skaduar dokumenti i identifikimit nuk po lejohen që të votojnë edhe pse kanë atë të vendit ku jetojnë.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që nuk njeh dokumentet biometrike të vendeve të BE dhe NATO-s.

‘Kreu i narkoshtetit po bënë gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për votim, po kushtëzon votimin e qytetarëve me shtetësi shqiptare, shqiptar ata i bënë shtetësia pavarsisht dokumentit që kanë marr në vendin ku jetojnë. Ky është standardi i atij që ka frikë nga vota e shqiptarëve, nuk ka akt më absurd se ti thuash mbi 1 mln shqiptarëve që s’kanë dokumente biometrike të lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të vendit ku jetojnë që nuk mund të votojnë. Jeni i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike as të vendeve të BE dhe as të NATO-s, keni frikë dhe tmerr nga vota e tyre. U bëjë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta para ambasadave të narkoshtetit’, tha ai.

Por PS shprehet kundër dhe e quan alibi të Partisë Demokratike për humbjen që do të pësojnë në zgjedhjet e 11 majit. Propozimi i PS-së është që këta emigrantë të lejohen të votojnë me ID të skaduar shqiptare.

Ish-kryeministri Berisha tha se nëse nuk votohet amendamenti i PD-së që u njeh votimin me pasaportë apo dokumente biometrike të vendit ku jetojnë atëherë do të organizohen protesta para ambasadaveBerisha: Rama po bën çdo gjë për të sabotuar votën e diasporës. Po kushtëzon votimin e qytetarëve shqiptarë me shtetësinë shqiptare, pasjen ose jo të dokumenteve shqiptare. Shqiptarë ata i bën shtetësia, por ai ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës.

Balla: “E kam ditur prej disa vitesh e tani doni të bllokoni dy element thelbësorë. E ka detyrim parlamenti të miratojë gadishmërinë e qeverisë që postën edhe në kthim ta paguajmë ne. Hajdeni e mos e kushtëzoni votën me asgjë. Duhet të spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të pakën dhe me 10 ditë të tjera. Të tjerat janë rrena e alibi. Mos ma luaj gishtin por jepni votën. Edhe për një kërkesë që ju ka ardhur ju do e bëjmë. Keni frikë se Celibashi ju vjedh votat? Bujrum të numërojmë votat në prani të përfaqëuesve partiakë. Të tjerat alibi për humbjen.

 

Etiketa: ballaberishakuvend

Lajme të lidhura

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Para
EMRI/ 33-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës së tij, çfarë dyshon policia

E rëndë/ 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë dhe e fsheh trupin e pajetë në një kovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës...

Lexo më shumë
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com