GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe ndodhen në anije në det.

Sekretari amerikan i Thjesarit, Scott Bessent, foli për një masë të përkohshme e cila synon sipas tij “ të promovojë stabilitetin në tregjet globale të energjisë” gjatë luftës. Autorizimi do të zgjasë deri më 11 prill.

“Kjo masë e kufizuar dhe afatshkurtër vlen vetëm për naftën që është tashmë në kushte tranziti, shitja e së cilës nuk sjell përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse”, shprehet Scott Bessent, Sekretar i Thesarit të SHBA.

Çmimet e naftës u rritën sërish mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, ndërsa tregjet morën një tjetër goditje pas sulmeve ndaj tre anijeve të tjera të mallrave në Gjirin Persik dhe pasi lideri i ri suprem i Iranit u zotua të vazhdojë bllokimin e Ngushtices se Hormuzit.

Edhe këtë rritje çmimi megjithatë, Bessent e cilësoi si “të përkohshme, që do të sjellë një përfitim të madh për vendin dhe ekonominë tonë në afat të gjatë”, siç tha ai, ndërsa kujtoi përsëriti edhe një herë se qeveria amerikane do të nisë të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së  Hormuzit “sa më shpejt që të jetë e mundur”. “Nevoja e mundshme për një shoqërim ushtarak ka qenë gjithmonë pjesë e planifikimit tonë”, tha ai për Sky News. Kur u pyet nëse kjo mund të fillojë që në ditët në vijim, Bessent u përgjigj: “ne do ta realizojmë kalimin e sigurt sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në njërin nga boshtet kryesore të konfliktit, dhe vetëm një ditë më parë u shënua një rritje e menjëhershme e sulmeve ndaj anijeve në këtë rrugë detare të rëndësishme.

Të paktën pesë anije u goditën nga raketat, përfshirë dy tankerë nafte që transportonin naftë irakiane, duke detyruar strukturat portuale naftëmbajtëse në Irak të ndaloni punën.

Irani praktikisht ka vendosur një bllokadë të lundrimit përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e eksportit botëror të naftës.

Etiketa: naftaTrump

Lajme të lidhura

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese
Aktualitet

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese

09:31 - 02/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese

09:19 - 02/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Para
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog
Aktualitet

Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

08:30 - 03/11/26

Mbishkrimi “Dorëheqje”, që studentët kishin shkruar një ditë më parë me bojë mbi tryezën e gurtë përpara Kryeministrisë, është fshirë...

Lexo më shumë
Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:26 - 03/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:09 - 03/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit.

08:06 - 03/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com