GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cili kërkoi uljen me 20% të shpenzimeve operative të parashikuara në buxhetin e vitit 2027. Leskaj propozoi që reduktimi i shpenzimeve të nisë nga vetë deputetët, duke hequr dorë nga dietat dhe pagesat për telefoninë.

Sipas deputetit demokrat, këto përfitime u kushtojnë financave publike 3 milionë euro në vit.

Gjatë diskutimeve në seancën plenare, Leskaj argumentoi se institucionet shtetërore duhet të reduktojnë shpenzimet e tepërta, ndërsa Kuvendi duhet të japë shembullin në administrimin e parave publike.

Deputeti demokrat iu referua edhe dekalogut moral të Midhat Frashërit për të argumentuar propozimin e tij.

“I madhi Midhat Frashëri ka përcjellë për shqiptarët dy dekalogë, atë politik dhe atë moral. Nëse dekalogu politik ka kontradiktë, ai moral i tij pranohet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga pikëpamjet politike. Dhe një nga ato pika të dekalogut është: “Në punë ta kesh për nder dhe lavdi të jesh shërbestar, ji i lumtur nëse bën një send të dobishëm, pale të mos e dijë bota”.

Ne, për fat të mirë, këtu në Kuvend, kur marrim vendime të mira apo bëjmë ligje të mira, i dinë edhe shqiptarët dhe na vlerësojnë. Propozimi im konsiston në atë që ne, të dashur deputetë, ka ardhur koha ta shikojmë më thellë buxhetin, në një frymë të re, në një filozofi të re dhe buxheti, ashtu si ne debatojmë dhe propozojmë për të ardhurat, kemi përgjegjësi edhe për shpenzimet, jo vetëm në tërësinë e buxhetit, por edhe shpenzimet operative.

Pikërisht këtu vjen propozimi im, që ne të marrim masa në këtë buxhet dhe të reflektojmë për shpenzimet operative një ulje prej 20%. Kjo ulje shtrihet në fusha të ndryshme, investime, riinvestime, riparime zyrash, shpenzime luksi e të tjera. Nuk dua të akuzoj, sepse është gjë krejtësisht teknike, kuptohet edhe dietat, dhe këtu duke shprehur konsideratën për të gjithë ju deputetë, pavarësisht kahjeve politike

Ju sfidoj ju, le ta fillojmë këtë propozim, këtë filozofi të re që unë kërkoj tek buxheti për sa i përket shpenzimeve operative, ta fillojmë me dietat tona. E dini ju që ne marrim 2,8-3 milionë euro në vit nga dietat, që i plotësojmë fap e fap. Ky është shpenzim i pakuptimtë.

Tjetra, për vitin 2025, dieta të brendshme janë përfituar nga deputetët 250 milionë lekë dhe për 2026, deri në shtator, 213 milionë lekë. Po kështu, shpenzimet telefonike, ato 150 mijë të vjetra apo 175 mijë të vjetra që merrni ju, e kuptoni që të paktën 125 mijë janë abuzim dhe total janë 28 milionë në 2025, deri tani në këtë vit 23 milionë dhe në total janë 2,8 deri në 3 milionë euro.

A nuk bën t’i flasim ndërgjegjes dhe mos t’i marrim këto dieta? Ky është propozimi im dhe, duke filluar nga vetja dhe te shpenzimet e luksit të institucioneve, kursejmë 20% në shpenzime operative.

Besoj shumë që edhe deputetët e PS do ta votojnë dhe, për të shmangur keqkuptimet, po e mbyll me një tjetër shprehje nga dekalogu i Midhat Frashërit: “Njerëzit e një kombi janë solidarë. E mira dhe lumturia jote janë dhe të miat, fatkeqësia jote është dhe e imja, nderi yt më nderon dhe mua dhe turpi yt më nxin dhe faqen time”.

Nderi ynë është që të heqim dorë nga këto dieta, që kushdo që i ka përfituar në këto vite, i ka përfituar në mënyrë jo të merituar”, u shpreh Leskaj.

Pavarësisht thirrjes së Leskajt për të mbështetur propozimin, amendamenti për uljen me 20% të shpenzimeve operative nuk mori votat e nevojshme në Kuvend. Në votim, 75 deputetë të mazhorancës u shprehën kundër, ndërsa vetëm 17 deputetë të opozitës  votuan pro.

Etiketa: dietaLeskaj

Lajme të lidhura

Dhuna në protesta/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj drejtorit të policisë
Aktualitet

Dhuna në protesta/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj drejtorit të policisë

10:04 - 27/11/26
Nga reformat te integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë
Aktualitet

Nga reformat te integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë

10:02 - 27/11/26
Mjeku Pashaj: Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 Nëntor
Aktualitet

Mjeku Pashaj: Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 Nëntor

09:53 - 27/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj
Aktualitet

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

10:35 - 27/11/26

Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cili kërkoi uljen me 20% të shpenzimeve operative...

Lexo më shumë
Dhuna në protesta/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj drejtorit të policisë

Dhuna në protesta/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj drejtorit të policisë

10:04 - 27/11/26
Nga reformat te integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë

Nga reformat te integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë

10:02 - 27/11/26
Mjeku Pashaj: Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 Nëntor

Mjeku Pashaj: Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 Nëntor

09:53 - 27/11/26
Shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohet edhe makina

Shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohet edhe makina

09:32 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com