GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvend, shtyhet sërish votimi për pagat e Kushtetueses

17:10 - 12/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja me Italinë për kampet e refugjatëve, Bardhi: Po shmanget…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E rikthyen në agjendë për votim, por në fund të seancës socialistët vendosën ta shtyjnë projektligjin për rritjen e pagave të gjyqtareve të Kushtetueses. Fillimisht ishte PD, e më pas kreu i grupit parlamentar të mazhorancës bëri kërkesë zyrtare për ta rikthyer në një tjetër seancë. Shkak nuk është bërë vetëm mungesa e votave të opozitës, por edhe kritikat brenda socialisteve, mes tyre Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja renditi tre arsyet pse duhet votuar.

Gjatë diskutimit në Parlament të këtij projektligji, deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëshmojë integritet dhe pavarësi. Sipas tij, nuk ka logjikë të përafrohet ngarkesa e gjyqtarëve të kushtetueses me ngarkesën e kësaj pune me Gjykatën e Lartë apo dhe vetë SPAK-un.

“Paga e ndihmon pavarësinë, por nuk është baraz integritet, profesionalizëm. Për pozicionin e rëndësishëm që ka Gjykata Kushtetuese, por rolin që luan në forcimin e shtetit të së drejtës, formimi financiar është i rëndësishëm. Jam dakord për rritjen e pagës referuese, por nuk jam fare dakord për shtesën mbi pagë të aplikuar mbi të për arsye vështirësie. Argumentat që diskutohen nuk janë bindëse dhe e bëjnë të diskutueshme këtë vendimmarrje. Gjykata Kushtetuese nuk është maja e piramidës në sistemin e drejtësisë. Është pakujdesi në të shkruar, apo reminishencë e praktikave të mëparshme. Përpjekja për ta futur në këtë rol  Gjykata Kushtetuese  në raport me vendimet e SPAK dhe GJKKO do ishte kthim prapa me pasoja për shtetin e së drejtës. I bie që një gjyqtar kushtetues të paguhet më tepër se presidenti, ministrat apo kryeministri. Bie argumenti i hierarkisë së pagave në piramidën shtetërore. Asnjë gjë nuk ka ndryshuar nga statusi i kësaj gjykate që nga krijimi. As nga reforma. GJK nuk bën ndonjë rol ndryshe nga GJK e vendeve të tjera. Nuk ka logjikë të përafrojë ngarkesën e punës së kësaj gjykate me ngarkesën e Gjykatës së Lartë dhe SPAK. Të mendosh pastaj se gjyqtarët kushtetuese me prokurorët e SPAK është lajthitje. Do të ishte mungesë vlerësimi për punën e SPAK, në punën ndaj krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Xhafaj.

Edhe pse është kundër këtij projektligji, deputeti Erion Braçe refuzon gjuhën e opozitës të cilën ai e quan si shantazh.

“Këtë lloj gjuhe, që ne nuk ju rrisim rrogat, se keni një vendim për të marrë, është shantazh i drejtpërdrejtë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Sa për dijeninë tuaj edhe unë jam kundër këtij projektligji, por refuzoj kategorikisht që të përdor gjuhën që ju përdorni” tha Braçe.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, renditi 3 pikat kryesore se përse propozohet rritja e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, kjo është çështje e zbatimit të ligjit dhe jo çështje dëshire.

“Së pari, Gjykata Kushtetuese ka juridiksion përfundimtar kontrolli mbi kushtetutshmërinë e vendimeve që japin gjykatat e zakonshme, apo të gjykatave të Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni. Së dyti, Kushtetuta e ka veshur Gjykatën Kushtetuese me përgjegjësi ekzkluzive për kontrollin e ligjeve dhe akteve normative. Vendimet e Gjykata Kushtetuese mbi këto çështje kanë fuqi rregulluese, dhe qëndrojnë në një nivel më të lartë se ligjet në sistemin e hierarkisë së normave. Vendimet kanë fuqinë e ligjit. Së treti, kryetari i Gjykata Kushtetuese është personaliteti i katërt në hierarkinë protokollare pas Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit”, tha Manja.

Kjo është hera e dytë që shtyhet votimi për pr/ligjin “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni. Projektligji parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Kualifikohet në Europa League/ Mourinho i pakënaqur me Romën

Euro 2024/ Mourinho jep parashikimet: Ja kush do jetë fituesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com